Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut që në fillim të pandemisë Covid-19, me një letër drejtuar Kryesisë së Kuvendit dhe kryetares Vjosa Osmani, pati kërkuar që të ndërmerren masa mbrojtëse për deputetët dhe administratën. Përkundër kësaj, një numër i deputetëve dhe administratës janë infektuar me Covid-19. Së fundi, edhe kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e presidentes Vjosa Osmani ka rezultuar pozitiv me Covid. KMDLNj përmes një reagimi për medie ka theksuar se seancat e stërzgjatura të Kuvendit po e rrezikojnë shëndetin. Sipas këtij këshilli, “seancat me diskutime të zbrazëta, monotone të cilat përfundojnë kryesisht me disa deputetë që e luajnë rolin e mohikanit të fundit, pa kuorum që, përveç se nuk prodhojnë asgjë, i mërzisin qytetarët para ekranit televiziv sikur që e rrezikojnë shëndetin e tyre dhe të pranishmëve”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …