Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka rikujtuar se për më shumë se 17 vjet, qytetarët e Kosovës kanë paguar shpenzimet e energjisë elektrike për serbët e veriut. Ka rikujtuar edhe premtimin e Qeverisë se këta qytetarë, 93 % e të cilëve janë shqiptarë do të kompensohen, por se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. KMDLNj thotë se edhe tani, serbët refuzojnë të paguajnë faturat e energjisë elektrike dhe kjo dëmton buxhetin e Kosovës për 12 milionë euro në vit. KMDLNj thekson se ligjet e Kosovës si dhe Kushtetuta e saj garantojnë barazi dhe trajtim jo diskriminues për të gjithë qytetarët e saj e që në rastin konkret diskriminimi është aq flagrant e që nuk ndodhë në asnjë vend të botës. Ky këshill u ka bërë thirrje qytetarëve që të protestojnë për të kundërshtuar këtë diskriminim
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …