Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka vlerësuar se shtrenjtimi i rrymës përkeqëson gjendjen ekonomike të shumicë së qytetarëve të Kosovës. Operatori i vetëm në Kosovë për furnizim me energji elektrike i ka bërë kërkesë ZRR-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike diku mbi 54 për qind, kurse ZRR-ja në vend se të mbrojë interesat e qytetarëve të Kosovës që me vështirësi po i shlyejnë faturat me çmime ekzistuese, të lehtësuara nga subvencionimi i Qeverisë së Kosovës, krahasuar me më herët është treguar më i mëshirshëm duke lejuar shtrenjtimin vetëm me 13.4 për qind që, krahasuar me shumën e kërkuar, duket, në shikim të parë si një përfitim apo subvencion shtesë për qytetarët e Kosovës. Në të njëjtën kohë, Qeveria e Kosovës, duke u mbështetur në ‘praktikat e mira’ të qeverive të mëparshme ka vazhduar t’ua paguajë rrymën serbëve (dhe të tjerëve) në veriun e Kosovës duke e zbatuar skajshmërisht të deformuar parimin e diskriminimit pozitiv. Sipas KMDLNj-së, vetëm për vitin 2022 Qeveria e Kosovës, për t’i qetësuar serbët e veriut të Kosovës e në kurriz të kësaj kanë përfituar edhe të tjerët ka ndarë 63 milionë euro për pagesën e faturave për energji elektrike që e kanë shfrytëzuar dhe keqpërdorur, pa asnjë masë kufizimi, për dallim nga paguesit e rregullt të faturave poshtë lumit Ibër që iu janë nënshtruar reduktimeve dhe prishjeve të shumta.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …