Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas kërcënimeve të SBASHK-ut për greva të reja në arsim. Në këtë reagim theksohet se kërcënimi dhe shantazhimi që po bëhet nga kjo sindikatë është duke u legalizuar. KMDLNJ cilëson se këto sjellje të SBASHK-ut po i shkelin të drejtat e nxënësve për arsim të drejtë dhe cilësor në përputhje me planprogramet. Sipas KMDLNJ-së nëse ministria e Arsimit i nënshtrohet këtij presioni, do të kërkohet edhe dorëheqja e ministrit Shyqiri Bytyqi. Gjithashtu kërkohet një kundërshtim të vendosur të Këshilli të Prindërve ndaj aventurave shantazhuese të SBASHK-ut duke i dërguar fëmijët në orët plotësuese sikur që kërkon që Këshilli i Prindërve të vë para përgjegjësisë donkishotët e SBASHK-ut, të cilëve as që iu intereson pësimi i nxënësve dhe çdo veprim ia kanë nënshtruar interesit personal eksklizivisht material.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …