Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, përmes një komunikate për media ka deklaruar se vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës po rrezikohen për shkak të ndërhyrjes së Beogradit përmes Listës Serbe. Sipas tyre, me vota të kontrabanduara po krijohet një përfaqësim i imponuar i komuniteteve joshumicë, në dëm të përfaqësuesve të vërtetë dhe legjitim të këtyre komuniteteve dhe në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe të drejtat e njeriut. KMDLNj kërkon që të bëhet rinumrimi i votave në të gjitha vendvotimet ku dyshohet se ka pasur vota të kontrabanduara e që kanë ndikuar në rezultatin e kandidatëve për komunitetin jo – shumicë që në rastin konkret janë dëmtuar duke u eliminuar nga mundësia të përfaqësojnë komunitetin që i takojnë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …