Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut nëpërmjet një komunikate për medie ka shprehur shqetësimin se edhe pse kanë kaluar shtatë vjet nga ndarja nga jeta e gjeneralmajor Shaban Shala, varri i tij ka mbetur i parregulluar. Ky këshill ka theksuar se gjeneralmajor Shala meriton më shumë respekt nga të gjithë, veçanërisht nga institucionet shtetërore. “Vendi ku prehet gjeneralmajor Shaban Shala ka mbetur nën përkujdesjen familjarëve, miqve dhe shokëve ndonëse kjo duhet të jetë nën përkujdesje të Agjensionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale dhe i cili, deri më tani ka dështuar në rastin e gjeneralmajorit Shaban Shala”, ka përkujtuar KMDLNj-ja. Ky institucion këtë moskujdes e konsideron si neglizhim institucional dhe përgjegjësi shtetërore, aq më parë që gjeneralmajor Shaban Shala, që nga fillimi ka qenë aktivist politik, aktivist për të drejtat e njeriut dhe epror i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …