Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me anë të një komunikate për media vlerëson se është bërë gabim që çështja e personave të zhdukur nuk është konsideruar dhe nuk është trajtuar si e drejtë elementare e njeriut dhe çështje humanitare por si çështje politike. Prandaj politika ka qenë pengesë e ecjes përpara dhe të suksesshme të këtij procesi, thuhet ndër të tjera në komunikatë. KMDLNJ ka identifikuar problemet që nga viti 1990 – 2019 për mos-zbardhjen e fatit për personat e zhdukur si: mungesa e vullnetit të faktorit ndërkombëtar për zbardhje të fatit të personave të zhdukur, politizimi i skajshëm i çështjes; mungesa e parimit apo zbatimi i standardeve të dyfishta të organizatave ndërkombëtare; mungesa e një baze e të dhënave etj. KMDLNj nëpërmjet kësaj komunikate ndër të tjera përmend edhe rastin kur një person i quajtur Hoze Pablo Barabar, i cili është marr me të zhdukurit ka bërë eksperimente me mbetjet mortore sikur që ka marrë me vete, pa lejen e autoriteteve kosovare një sasi mostrash duke dëmtuar rëndë procesin e identifikimit të personave të zhdukur.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …