KMDLNJ

KMDLNJ vlerëson së është i panevojshëm tensionimi i krijuar në Dardanë, komuna ka përgjegjësi për arsim

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj situatës në Shipashnicë të Poshtme të Dardanës. KMDNLNj e quan të panevojshme situatën e tensionuar, duke thënë edhe se komuna ka përgjegjësi për arsim.  “Zhvillimet e fundit sidomos në fshatin Shipashnicë e Poshtme i qesin një hije të keqe të gjithëve, nxënësve, arsimtarëve, prindërve, zyrtarëve të komunës së Kamenicës dhe Policisë së Kosovës e cila ka intervenuar në zbatim të Ligjit. Në Kosovë nuk është vetëm Kamenica që ka filluar reforma në arsim mirëpo nuk ka pasr reagime sikur në Kamenicë. Duket se është duke u zhvilluar një fushatë kundër kryetarit Kastrati e që ka një prapavijë politike, ndryshe si mund të kuptohet ndërhyrja në kompetencat që ekskluzivisht i takojnë komunës dhe kryetarit të saj”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …