Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka theksuar se vrasja e gruas shtatzënë që ndodhi mbrëmë në oborrin e QKUK-së është dështim i mekanizmave mbrojtës të shtetit. KMDLNj e gjykon këtë rast si shkelje flagrante e të drejtës kryesore të njeriut, të drejtës për jetë mbi të cilën ndërtohen të gjitha të drejtat tjera. Këshilli vlerëson se vrasja e saj është pasojë e drejtpërdrejtë e dështimit të mekanizmave mbrojtës të shtetit të cilat, përkundër faktit se kanë qenë të informuar për rastin në vend se të marrin masa për mbrojtje efektive të viktimës së ekzekutuar janë mjaftuar me masa të përkohshme, të buta e që e kanë inkurajuar dorasin ta bëjë këtë krim në vend ta parandalojnë atë. Këshilli kërkon dhe pret që Policia e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur të arrestojë të dyshuarin për vrasjen e Hamide Magashit dhe në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse ta nxjerrin para organeve të drejtësisë. KMDLNj thërret të gjithë qytetarët që të informojnë Policinë e Kosovës në rast se kanë dijeni për vendndodhjen e dorasit në mënyrë që të arrestohet sa më parë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …