Këshilli për Mbrojtjen e të
Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj shtrenjtimit të rrymës elektrike,
duke thënë se nuk është hera e parë që KEDS-i po plaçkit botërisht qytetarët e
Kosovës. Ky Këshill njofton se ditëve të fundit ka pranuar ankesa të shumta të
qytetarëve për shtrenjtimin e faturave të rrymës. “Qeveria e Kosovës , me
përshkallëzimin e TVSH-së pati premtuar se qytetarët e Kosovës do të paguajnë
më pak para për rrymën e shpenzuar në ndërkohë që KED-si me këto fatura
pamëshirshëm e ka goditur konsumatorin dhe e ka përgënjeshtruar qeverinë e
Kosovës”, thuhet në komunikatë. KMDLNJ tërheq vërejtjen se pas shtrenjtimit të
rrymës elektrike do të ketë shprehje të pakanëqësisë së qytetarëve. Ky Këshill
bën me dije se do të përkrahë çdo protestë të natyrës sociale, e cila është e
pandikuar nga politika. “Qytetarët e Kosovës duhet t’i kundërshtojnë këto
fatura të fryra sikur edhe shtrenjtimin e rrymës duke mos i përjashtuar
protestat e natyrës sociale deri te mospagimi i faturave kontestuese”, përfundon
komunikata e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …