KN “Besa” kampion i Kosovës për junior

Ka përfunduar kampionati i Kosovës në not. Klubi i notit “Besa” nga Banja e Malishevës, ka treguar rezultatet më të mira në konkurrencën e juniorëve dhe vazhdon të jetë klubi më i mirë në vend dhe të mbetet kampion, sikur që ka qenë gjithmonë. Kampionati i Kosovës në not, është mbajtur në pishinat në Zllakuqan.

Klubi i notit “Besa”, nën drejtimin e trajnerit Ardian Telaku, ka marrë pjesë vetëm në konkurrencën e juniorëve dhe në bazë të pikëve të përgjithshme, zuri vendin e parë, ashtu sikur në shumë disiplina që kanë zënë vendin e parë, përfshi edhe stafetën.

“Me gjithë kohën e shkurtë të përgatitjeve që kemi pasur, pasi ne nuk kemi pishina të mbyllura, rezultatet e treguara nga notarët e KN “Besa”, ishin të mira dhe arritëm të jemi përsëri kampion në këtë kategori”, tha Ardian Telaku, trajner i klubit.

Përndryshe, klubi i notit “Besa”, vazhdon të mbetet krenaria e Komunës së Malishevës, në sport.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …