Këshilli i Europës festoi 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham konkludoi me shumicë të madhe votash Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet për t’u bërë anëtare e saj. Ai ka shkruar se Komiteti i Ministrave i ka dy zgjedhje dhe se nëse respektohen standardet dhe vlerat, atëherë Kosova do të duhej të anëtarësohej në Këshill.“Komiteti i Ministrave ka dy zgjedhje: Të veprojë në përputhje me vlerat dhe standardet tona duke e pranuar Kosovën këtë maj, ose ta injorojë vlerësimin e detajuar të juristëve të shquar, tri raportuesve, tri komisioneve duke mos marrë asnjë vendim. Kjo do ta dërgonte një sinjal të dëmshëm për deputetët dhe qytetarët në rajon: se shtetet mund t’i shpërfillin standardet si të duan. Nga ky vendim varet besueshmëria e institucionit, mbrojtja e të drejtave të pakicave në Kosovë (Plani i Ahtisaarit) dhe stabiliteti i rajonit. Nëse respektojmë standardet dhe vlerat, atëherë pranimi i Kosovës në maj është e vetmja rrugë përpara”, shkroi Abraham.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia
Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …