PDK-ja dhe LDK-ja në Kosovë janë dy partitë kryesore politike, të cilat do të duhej ta luanin rolin e pozitës dhe të opozitës në vend, ashtu sikur PD-ja dhe PS-ja në Shqipëri, republikanët dhe demokratët në SHBA, konservatorët dhe laburistët në Britaninë e Madhe e kështu me radhë.
Koalicioni qeveritar, i lidhur mes PDK-së dhe LDK-së, nuk ka sjellë ndonjë befasi në opinion, duke marrë para sysh rrethanat aktuale dhe presionin që ka ushtruar administrata ndërkombëtare në këtë drejtim. Po ashtu, tashmë është zbehur po thuajse tërësisht retorika e liderit të PDK-së, Hashim Thaçi kundër keq qeverisjes së ish-koalicionit qeveritar të LDK-së me AAK-në. Është për të besuar se në krijimin këtij koalicioni presioni i UNMIK-ut ka qenë më i fortë, sesa ishte presioni i bazës së kësaj partie, i shprehur në mënyrë plebishitare kundër koalicionit me LDK-në, sidomos natën e deklarimit të fitores së PDK-së, në zgjedhjet e 17 nëntorit.
Tashmë po qartësohet se nuk kanë qenë pa vend edhe të përfolurat e një koalicioni të fshehtë, paraprak, mes Thaçit dhe Sejdiut qysh para fillimit të zgjedhjeve. Është fare e mundshme, që tërë zhvillimi i procesit zgjedhor të ketë qenë mirë i orkestruar, sepse të dy kampet, dikur kundërshtare, tashmë kanë larguar nga radhët e veta, ato kuadro që nuk pajtohen me afrimin e këtyre dy partive, duke i eliminuar paraprakisht, qoftë përmes shantazheve, qoftë përmes manipulimit me vota.
Nuk ishte i rastësishëm deklarimi decidiv dhe shumë bindës i Thaçit gjatë fushatës parazgjedhore se do të fitonte me çdo kusht zgjedhjet dhe postin e kreut të Qeverisë.
Tashmë është fare e tejdukshme, se e tërë propaganda parazgjedhore ka qenë vetëm një farsë e kurdisur mirë dhe paraprakisht e orkestruar. Pikërisht për këtë pati një pjesëmarrje tejet të ulët të votuesve në zgjedhjet e 17 nëntorit, meqë dihej mirëfilli se zgjedhjet po mbaheshin për ta ndarë pushtetin garuesit mes veti dhe jo për ta ndërtuar shtetin e ardhshëm të Kosovës, sikur propagandojnë liderët e partive tona politike.
Shtrohet pyetja, si mund të bëhen ndryshime, (nëse deviza për ndryshime nuk ka qenë vetëm një farsë parazgjedhore e PDK-së) me të njëjtit njerëz, me të njëjtën LDK, ministrat e së cilës ishin kritikuar për korrupsion, keq qeverisje, prishje pa vend të parasë publike, vjedhje, abuzime, plaçkitje e çka jo? Edhe ministrat e rij do të gatuhen nga i njëjti brumë
Si mund të bëhet koalicion me LDK-në, kur kreu i PDK-së aq shumë dhe aq keq kishte satanizuar AAK-në për koalicionin paraprak, po me të njëjtën parti?
Koalicioni PDK-LDK është koalicion i panatyrshëm në përmbajtje, por krejtësisht i pranueshëm dhe tejet me leverdi për koniukturat aktuale politike, vendore dhe ndërkombëtare, është koalicion mes dy klaneve udhëheqëse të këtyre dy partive për ta ndarë pushtetin dhe për të zhvatur favoret që ofron qeverisja e vendit.
Ky koalicion është i panatyrshëm në përmbajtje, për shkak të qëndrimit të gjatë dhe tejet injorues të LDK-së kundër kreut të luftës, për shkak të diskreditimit, që përfaqësuesit e kësaj partie u kanë bërë deputetëve të PDK-së në Parlament dhe kudo në instancat qeveritare, e sidomos nëpër komuna. Të përkujtojmë me këtë rast shtyrjen disavjeçare dhe moslejimin e vendosjes së shtatoreve të dëshmorëve: Ismet Jashari dhe Xhevat Berisha, në Prizren, nga nënkryetari aktual i LDK-së, Eqrem Kryeziu. Nuk do të duhej të ishin harruar as “dosjet”, të cilat përnjëherë pas luftës i hartoi kreu i LDK-së kundër luftëtarëve të lirisë, dosje të cilat i përvetësoi Ministria e Drejtësisë e Serbisë, dhe të cilat u ekzekutuan si nga organet e “drejtësisë” në Kosovë, ashtu edhe nga gjykatat në Serbi e gjithandej, deri në Hagë.
Nuk do të duhej të ishte harruar as injorimi që i bëri kreu i LDK-së përpjekjeve të PDK-së për të bashkëqeverisur në disa komuna, si në Gjilan Ferizaj e gjetkë, për shkak të bllokimit të qeverisjes pas skizmës që ndodhi në LDK.
Nuk do të duhej harruar as rastin e flakjes në rrugë të sa e sa punëtorëve të Ministrisë se Shërbimeve Publike nga Melihate Tërmkolli e LDK-së, vetëm pse këta i kishte emëruar, apo i kishte pranuar më parë në punë, ish ministri nga radhët e PDK-së. Kështu ndodhi edhe në ministrinë e Shëndetësisë dhe në disa ministri të tjera.
PDK-ja dhe LDK-ja në Kosovë janë dy partitë kryesore, të cilat do të duhej ta luanin rolin e pozitës dhe të opozitës në vend, ashtu sikur PS-ja dhe PD-ja në Shqipëri, republikanët dhe demokratët në SHBA, konservatorët dhe laburistët në Britaninë e Madhe e kështu me radhë.
Natyrisht se me këtë koalicion Thaçi dhe pasuesit e tij tashmë shumë të moderuar dhe të reformuar, po rrëshqasin drejt konceptit politik dhe ideologjik të LDK-së, ashtu sikur LDK-ja, kohëve të fundit ka filluar të interesohet për vlerat e luftës, për TMK-në e për diçka tjetër të këtij lloji. Amalgamimi apo konvertimi i dyanshëm në këtë mes do të krijojë një platformë qeverisëse, “as mish as peshk”, pa identitet të mirëfilltë dhe pa kurrfarë principesh, pa asnjë ndryshim pozitiv në dobi të qytetarit, sikur kanë premtuar fitimtarët në zgjedhjet e 17 nëntorit.
Tekefundit, ky është edhe nus prodhimi i LDK-së pacifiste, sepse 80 për qind e elektoratit aktual të PDK-së, por edhe e partive të tjera, dikur kanë qenë pjesëtarë të LDK-së.
Koalicioni i ri qeveritar nuk do të dallojë aspak nga i kaluari. Do të ndërrohen ministrat, do të krijohet një model i ri i bashkëqeverisjes, do të monopolizohet në tërësi pushteti qendror dhe ai vendor, meqë kemi një opozitë tejet të dobët, të përbërë me dy parti të reja: AKR-në e LDD-në dhe partinë me numrin në të vogël të votuesve, AAK-në. LDK-ja edhe pse nuk fitoi shumicën në zgjedhjet e 17 nëntorit, ajo ka siguruar epërsi në qeverisje, duke ruajtur postin e kryetarit, pesë ministri, postin e zëvendës-kryeministrit dhe postin e kryetarit të kryeqytetit. Vetëm dy ministri më tepër ka rezervuar PDK-ja në “pazarin” mjaft të shtrenjtë me LDK-në, e cila megjithatë fitoi shumë më tepër nga Thaçi, sesa nga elektorati i vet.
Bashkëqeverisja PDK-LDK dhe minoritete aktualisht siguron ndërkombëtarët për ruajtjen e qetësisë publike në vend, në kohën kur Kosova po kalon pjesën përfundimtare të procesit politik në përcaktimin e statusit dhe njohjes së pavarësisë së mbikëqyrur të saj nga shumica e vendeve botërore. Kjo do të mjaftonte për ndërkombëtarët. Se kush dhe si do ta qeveris Kosovën, kjo nuk ka qenë as është fare brengë e ndërkombëtarëve, realisht edhe nuk ka pse të jetë.