Edhe gjatë ditës së sotme, koalicionet dhe partitë politike vazhdojnë për të katërtën ditë me radhë fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Partia Demokratike e Kosovës fushatën e saj sot do ta përqendroj në rajonin e Dukagjinit, Vetëvendosja në Besjanë, Drenas e Han të Elezit, Lidhja Demokratike e Kosovës në Prishtinë dhe rajonin e Dukagjinit, koalicioni Nisma-AKR-PD në rajonin e Anamoravës, ndërsa koalicioni AAK-PSD në Mitrovicë, Ferizaj e Kaçanik. Në zgjedhje janë duke konkurruar 25 subjekte politike për të siguruar sa më shumë ulëse në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit. Fushata zgjedhore përfundon të premten me 4 tetor ndërsa zgjedhjet mbahen të dielën, më 6 tetor.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …