Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në muajin Qershor 2020, ka lansuar faqen e internetit www.aferfemijes.org e cila ka për qëllim të shërbejë si burim alternativ për mbështetjen e prindërve, kujdestarëve dhe ofruesve të shërbimeve për zhvillimin në fëmijërinë e hershme. Kjo faqe ofron temat aktuale, aktivitete, këshilla, udhëzime dhe diskutime për prindërit, kujdestarët dhe ofruesit e shërbimeve për zhvillimin në fëmijërinë e hershme.
Për të pasur një ndikim më të madh tek grupi i synuar, KOMF është duke realizuar disa aktivitete me qëllimin promovimin e faqes “Afër fëmijës” dhe në të njejtën kohë promovimin e rëndësisë për zhvillimin në fëmijërinë e hershme.
Me qëllim informimin e prindërve, kujdestarëve dhe ofruesve të shërbimeve mbi faqen “Afër Fëmijës”, qëllimin e faqes, mënyrën e qasjes në faqe dhe përdorimit sa më efektiv të kësaj faqeje, KOMF lut mediat që të publikojnë videon vetëdijesuese në linkun e mëposhtëm në mënyrë që bashkarisht të ngrisim vetëdijen per zhvillimin në fëmijërinë e hershme si dhe me qëllim që faqja www.aferfemijes.org të arrijë sa më shumë tek prindërit, kujdestarët dhe ofruesit e shërbimeve për mbështetje në zhvillimin në fëmijërinë e hershme.