LDK po synon ta marrë postin e kryetarit të vendit dhe atë të kryekuvendarit ndonëse për një gjë të tillë nuk po gjen pajtim nga partneri potencial i koalicionit. Për Vetëvendosjen pozita e kryetarit është e panegociueshme dhe nëse LDK-ja nuk tërhiqet nga kjo kërkesë vendi mund të shkojë në zgjedhje, në të cilat partia e Kurtit po shprehet e gatshme të matet. Është bërë një javë prej kur këto dy parti nuk kanë zhvilluar takim për arritjen e koalicionit qeverisës. Ndonëse kurorëzimi i koalicionit ishte premtuar të ndodhë qysh pas certifikimit të rezultateve, një gjë e tillë është stopuar për shkak të mospajtimeve për pozitat e mëdha qeverisëse. Nga LDK presin që Vetëvendosje të bëjë kompromise të dhimbshme, duke e vënë në diskutim pozitën e kryetarit të shtetit. Ata theksojnë se nga këto negociata nuk do të dalin të nënshtruar. Përderisa nga Vetëvendosje vazhdojnë të pohojnë se pozita e kryetarit nuk do të jetë pjesë e kalkulimeve politike, meqë në atë pozitë duhet të vijë një figurë jopartiake dhe që do të luajë rol unifikues në spektrin politik.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …