Koalicioni Nisma-AKR-PD kanë larguar nga Qendra për Numërim dhe Rezultate (QNR) komisionerët. Lajmi është bërë i ditur nga zyrtari i lartë i Nismës, Skender Reçica. Ai në një konferencë të thirrur për media tha se largimi i komisionerëve po ndodhë sepse në QNR do të bëhet numërimi i votave të jashtëligjshme, të ardhur nga Serbia. Votat e ardhura nga Serbia janë vota të parregullta, dhe si të tilla ato vota nuk duhet të procedohen. Janë në kundërshtim me ligjin veprimet e sotme. Apeli im është të mos procedohen votat e parregullta, të mos shkelet ligji sepse deformon procesin zgjedhor, deformon vullnetin e më shumë se 40 mijë njerëzve. Kërkoj nga KQZ urgjentisht të ndalojë këto veprime ligjore e që përmes votave të parregullta të deformohet procesi zgjedhor”, ka thënë Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …