leoni

Koalicioni PDK-AAK-NISMA fitoi më së shumti vota por shënoi humbje të madhe përbrenda

Koalicioni PDK-AAK-NISMA fitoi më së shumti vota por shënoi humbje të madhe përbrenda

Koalicioni PDK-AAK-NISMA ka arritur të fitojë më së shumti vota në zgjedhjet e 11  qershorit por njëkohësisht ka shënuar humbje të madhe përbrenda vetes, në raport me votat që kishin fituar  tri partitë veç e veç në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014. Tri partitë politike parlamentare që u bënë bashkë me koalicion parazgjedhor nuk arritën të marrin më shumë vota se PDK-ja që kishte marrë e vetme para tri vjetëve. Rritje enorme  ka shënuar vetëm lëvizja “Vetëvendosje”, e cila pa asnjë koalicion ka arritur t’i dyfishojë votat. LDK-ja doli më së keqi nga këto zgjedhje, pavarësisht se pati në radhët e veta AKR-në dhe disa parti të vogla. Sipas këtij ballafaqimi të fakteve del se humbësja më e madhe në këto zgjedhje është PDK-ja, ndërsa Vetëvendosja ka dyfishuar numrin e votuesve.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …