Kryetari, Hashim Thaçi ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi që gjatë dhjetë ditëve të ardhshme të ratifikohet Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi. Deputetët e koalicionit PDK-LDK thonë se paraprakisht duhet një konsensus më i gjerë për t’i siguruar votat e nevojshme, të cilat sipas të gjitha gjasave nuk mjaftojnë pët të siguruar dy të tretat e votave të deputetëve, ashtu sikur para shihet. Krerët e koalicionit, kanë deklaruar se kjo çështje nuk mund të bëhet gjatë javës së ardhshme, madje as ë një periudhë të caktuar për më të vonë, meqë ka mospajtime edhe brenda këtyre dy partive të koalicionit dhe se paraprakisht duhet të arrihet një konsensus për të siguruar votat e nevojshme për ratifikim. Po kështu deputetët, gjatë ditëve në vijim i pret edhe pushimi veror.
