Koalicioni për Barazi diskuton për “Fuqizimin e pjesëmarrjes së grave në politikë”

Koalicioni për Barazi diskuton për “Fuqizimin e pjesëmarrjes së grave në politikë”

Sot Rrjeti i Grave të Kosovës, ka organizuar mbledhjen e radhës së Koalicionit për Barazi “Fuqizimi i pjesëmarrjes së grave në politikë”. Drejtorja Ekzekutive e Rrjetit Igballe Rogova, ka paraqitur para pjesëmarrësve iniciativën e përkrahur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, i cili synon të rrisë pjesëmarrjen e grave në politikë.  “Jemi këtu sot me energji pozitive, sepse ajo ëndërr që e kemi nisur vitin e kaluar na është realizuar. E ajo ëndërr është që ne u bashkuam dhe krijuam Koalicionin për Barazi, e tani kemi gjetur përkrahje nga Zyra e BE-së për ta realizuar bashkimin tonë, solidaritetin tonë”, tha Rogova. Ajo më tutje theksoi se qëllimi kryesor i kësaj iniciative është “fuqizimi i angazhimit qytetar, barazisë gjinore, dhe demokracisë gjithëpërfshirëse nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes së grave në politikë dhe vendimmarrje në Kosovë.”

Annette Fath Lihic, Këshilltare Kryesore Politike/Koordinatore Ekzekutive, Zyra e Përfaqësueses së Posaçme të BE-së në Kosovë, gjatë fjalimit të saj theksoi se problem mbetet mungesa e zbatimit të ligjeve. “Duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi dhe tu bëj thirrje autoriteteve kosovare që të mbyllin këtë hendek mes zbatimit dhe legjislacionit, që të mos ndikohet jeta e grave sepse ato përbejnë 50% të popullatës, por po ashtu sepse kjo është drejtësi sociale dhe një kusht i domosdoshëm për funksionim më të mirë të shoqërisë. Njëkohësisht, dua të nxis gratë që të marrin pjesë në proceset politike,” u shpreh ajo.

Tutje, Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (EKBK) tha se lëvizje të tilla kanë nevojë për energji pozitive.“Barazia gjinore ka të bëjë me pushtetin, kur e shohim pushtetin, politika ka të bëjë me pushtetin. Është e qartë se kemi nevojë për më shumë gra në politikë”, u shpreh Richardson.

Ndërkaq, Mexhide Mjaku-Topalli, Kryetare e Grupit të Grave Deputete tha se nuk është duke gjetur zbatim ligji që parasheh pjesëmarrje të barabartë të grave në vendimarrje.

 “Përderisa kuota 30% në kuvendin lokal dhe nacional në pjesën më të madhe ëshët zbatuar, Ligji për Barazi Gjinore i cili parasheh që gratë të mbajnë 50% të posteve në vendimmarrje nuk është duke u zbatuar.” Më tutje ajo shtoi se “partitë duhet të përqafojnë frymën e kuotës gjinore duke zhvilluar strategji për të rekrutuar dhe mbajtur gra si anëtare të partive, me përgatitjen dhe mbështetjen e tyre për të kandiduar si kandidate të suksesshme.”

Në pjesën e dytë të takimit, gratë aktiviste, ato nga organizatat joqeveritare të udhëhequra nga gratë dhe gratë në politikë nga niveli qendror dhe lokal, morrën fjalën dhe diskutuan për problemet dhe sfidat me të cilat ato përballen, si dhe shkëmbyen ide se si do të mund të vazhdojnë më tutje zbatimin e Strategjisë së Koalicionit.

Ky takim u mbështet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …