leoni

Koalicioni për Familje gjatë një tubimi elektoral, në Lypjan, deklaroi se angazhimi për familjen është përfitim për të ardhmen

Një tubim madhështor që u mbajt në Lipjan,  Koalicioni për Familje bashkoi qytetarë për të mbështetur një program që synon forcimin e familjes dhe zhvillimin e shoqërisë. Me praninë e liderëve të koalicionit, Eman Rrahmanit, Selim Pacollit, Ferid Aganit, Fatmir Smajlit dhe deputetit, Visar Korenica, u theksua angazhimi për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe krijimin e mundësive për çdo familje të Kosovës. Në këtë tubim, kandidati për deputet nga Komuna e Lipjanit, Bekim Kozhani, u prezantua për herë të parë për publikun. Liderët e koalicionit njoftuan se kanë hartuar 7 zotime konkrete për të sjellë përmirësime të mëdha për familjet, duke ofruar mbështetje dhe mundësi të reja për të gjithë qytetarët. “Familja është shtylla kryesore e shoqërisë dhe çdo politikë e propozuar nga ne është e fokusuar në përmirësimin e kushteve për çdo familje, u shprehën liderët gjatë fjalimeve të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një tubimi në Kaçanik, deklaroi se kjo komunë është lënë pas dore nga qeveria aktuale

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një tubimi në Kaçanik, deklaroi se kjo komunë …