“Koalicioni për Familjen” ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, duke përcjellë një mesazh të qartë për rëndësinë e mbrojtjes së familjes si themeli i shoqërisë dhe kombit shqiptar. Ceremonia e hapjes u mbajt në prani të personaliteteve të shquara dhe përkrahësve të shumtë. Një nga figurat kryesore të pranishme në aktivitet ishte William Walker, ambasadori i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë dhe një mik i madh i shqiptarëve.
Gjatë aktivitetit, liderët e Koalicionit për Familjen theksuan se kjo fushatë nuk është thjesht një garë politike, por një mision për të mbrojtur dhe fuqizuar familjen shqiptare. Në fjalimin e tij, Behxhet Pacolli deklaroi: “Koalicioni për Familjen është për të mbrojtur traditën, kulturën dhe vlerat tona kombëtare. Familja është themeli mbi të cilin ngrihet e ardhmja jonë. Mos dëgjoni ata që nënvlerësojnë rolin dhe rëndësinë e familjes në shoqëri.”
Në përfundim të ceremonisë, u prezantuan kandidatët që do të përfaqësojnë Koalicionin për Familjen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Hapja e kësaj fushate shënon një thirrje të fortë për të gjithë qytetarët që të bashkohen në mbështetje të vizionit të Koalicionit për një shoqëri të qëndrueshme dhe të bazuar në themelet e familjes.