Koalicioni për “Kosovën Fituese” ka mbajtur fushatën në Viti

Koalicioni për “Kosovën Fituese” ka mbajtur fushatën në Viti. Kandidati i këtij koalicioni për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj ka paraqitur para masës votuese të këtij koalicioni programin dhe projektet që do t’i realizojnë në këtë komunë dhe gjithandej Kosovës gjatë qeverisjes së tyre. Ai theksoi se qeveria e ardhshme do të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë për këtë qytet dhe do të sigurojë përmirësimin e kushteve jetësore për qytetarët. “Nuk do të ketë pagë apo pension nën 500 euro, dhe se paga mesatare do të kalojë mbi 1 mijë euro. Shteti do të mbështesë financiarisht punëkërkuesit deri në punësim, dhe do të sigurojë një ulje të çmimit të energjisë elektrike për të paktën 20 për qind.  Do të ketë ndihmë të madhe për bizneset, duke u mundësuar atyre të jenë partnere me shtetin në projekte kapitale publike, si dhe do të trefishohen subvencionet për bujqësi” theksoi mes tjerash, kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj: Me Kosovën Fituese, Deçanin do ta bëjmë adresë ballkanike të turizmit dimëror

Koalicioni për Kosovën Fituese ka mbajtur fushatën zgjedhore në Deçan. Duke folur për programin e …