Koalicioni qeverisës ka kundërshtuar nismën ligjore të LDK-së për ndryshimet në tri ligje, të cilat kanë të bëjnë me reformën fiskale 2, të nisur nga ish-Qeveria Mustafa, por e mbetur në gjysmë për shkak të shpërndarjes së Kuvendit. Nisma e LDK-së ishte ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për tatimin në të ardhurat personale, Ligji për tatimin në të ardhurat e korporatave dhe Ligji për tatimin në vlerën e shtuar. Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se në vitin 2017 është miratuar pakoja e dytë fiskale, ku janë përgatitur 22 masa fiskale dhe në kuadër të këtyre masave përfshihen plotësimi dhe ndryshimi në kuadër të këtyre tri ligjeve bazike. Ndërkohë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se ish-qeveria tash po mundohet ta korrigjojë veten.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …