Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci përmes një shkrimi ka kritikuar institucionet që edhe pas 20 vjet nga çlirimi i vendit dhe në 11 vjetorin e pavarësisë, Prishtina vazhdon të mos ketë një shtatore të komandantit Adem Jashari. “Po afron 20 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 11 vjetori i pavarësisë së saj. E kemi plot gojën mburrje, plot gojën krenari, vetëlavdatë e çka jo tjetër! Krejt paturpësisht thirremi në sakrificën e dëshmorëve të atdheut! Sa herë na e do interesi personal po edhe grupor këtu në Prishtinë dhe jo vetëm këtu, thirremi duke ngritur ne qiell figurën e Adem Jasharit. Asnjëherë deri me tani nuk gjetëm një copë vend, tash e 20 vjet, për ta ngritur shtatorën e Komandantit Legjendar. Kush do e meritonte ma parë se ai! Paturpësia e institucioneve dhe bartësve të këtyre instucioneve të Republikës së Kosovës nuk ka skaj! Zatën askush nuk ka vdekur prej turpit. Të pakën në mos asgjë në këtë përvjetor të 11 të pavaresisë, të kursehemi nga thirrjet në emrin e tij, nga lavdatat e vetëlëvdat dhe fjalët e mëdha! Asnjë përvjetor i çfarëdo ngjarje historike nuk ka kuptim pa shtatoren e Komandantit Legjendar në mes të Prishtinës!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …