Arianit Koci

Koci: Serbia ka inati të posaçëm ndaj Haradinaj për shkak të humbjeve që ju ka shkaktuar forcave serbe

Duke folur për procesin gjyqësor në Kolmar të Francës dhe këmbënguljes e Serbisë për ta dënuar liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, avokati i tij, Arianit Koci ka theksuar se Serbia ka inati të posaçëm ndaj Haradinaj për shkak të humbjeve që ju ka shkaktuar forcave ushtarake dhe paraushtarake serbe gjatë luftës për çlirimin e Kosovës. Ai ka shtuar më tutje se Serbia po e shantazhon Francën për ekstradimin e Haradinajt por gjykata nuk do ta marr këtë vendim. Por, në rast që gjykata në Kolmar vendos që ta ekstradoj z. Haradinaj, atëherë është ministri i Drejtësisë, ai vendos për ekstradim dhe ekstradimi i Haradinajt për në Serbi nuk mund të ndodhë. Kërkesa e Serbisë është politike dhe riciklim i akuzave që janë trajtuar në Tribunalin e Hagës. Thjesht, Serbia po e keqpërdor të drejtën ndërkombëtare. Ramushi është hero i gjallë, krenaria e jonë, prandaj sulmi ndaj tij është sulm ndaj Kosovës, ka theksuar, avokati, Arjanit Koci.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …