Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë evropiane, Federica Mogherini, ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për njohjen reciproke të certifikatave ADR. Sa i përket marrëveshjes për vizitat zyrtare mes dy shteteve, Kocijançiq ka deklaruar se palët janë pajtuar me kushtet, të cilat do t’i zbatojnë. “Të dyja palët konfirmuan se e kanë të qarta masat për vizita zyrtare dhe se ata do t’i zbatojnë plotësisht. Kjo përfshin mundësimin e vizitave dhe të udhëtimit përmes pikë-kalimeve zyrtare të kufirit”, ka deklaruar zëdhënësja, Kocijançiq.
