Kocijançiq

Kocijançiq: Nuk do të pranojmë Qeverinë e dalë nga zgjedhjet e 5 qershorit

Brukseli zyrtar ka tërhequr vërejtjen se ende nuk janë pjekur kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve me 5 qershor në Maqedoni. Zyrtarët e lartë evropian kanë thënë se Qeveria e cila do të dilte nga këto zgjedhje nuk do të pranohet nga bashkësia ndërkombëtare. Sipas zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, kriza aktuale në Maqedoni po e largon këtë shtet nga aspiratat euro-atlantike. “Komisioni Evropian disa herë e ka përmendur nevojën për pastrimin e listave zgjedhore, sigurimin e raportimit të balancuar media dhe hulumtimin e kërcënimeve mbi votuesit. Në kushtet aktuale, cila do qeveri e cila do të rezultonte nga zgjedhjet ku tre partitë kryesore nuk do të marrin pjesë, nuk do të jenë partner kredibil i bashkësisë ndërkombëtar”, citohet të ketë thënë Kocijançiq, përcjellin mediet nga Maqedonia.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …