Duke folur për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi, zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Frederika Mogerini, zonja, Maja Kocijançiq ka deklaruar se kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i serbisë, Aleksander Vuçiq e kanë konfirmuar se do të angazhohen për të arrit marrëveshje gjithëpërfshirëse. Ajo ka përkujtuar më tutje se Presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, përmes ndërmjetësimit të përfaqësueses së lartë të BE-së Federica Mogherini, filluan të punojnë për një normalizim të plotë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës në formën e një marrëveshjeje të detyrueshme ligjore në korrik 2017. Në një hap tjetër normalizimi do të duhet të sillet në një nivel gjithëpërfshirës. Ata u takuan së fundmi gjatë takimit të Sofjes, më 16 maj, ku dy shtetet konfirmuan që do të punonin intensivisht për të arritur një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes vete, është cituar të ketë deklaruar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lart të Bashkimit Evropian, Frederika Mogerini.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …