Platforma e Shqiperise Natyrale eshte hartuar ne perputhje me realitetin e ri rajonal dhe nderkombetar, ne perputhje me realitetin e ri te kombit shqiptar, i cili sot jeton ne dy shtet e gjysem, Shqiperi, Kosove, Maqedoni plus disa pakica etnike ne Mal te Zi dhe Lugine te Presheves.
Platforma eshte 200 faqe. Platforma po perkthehet ne serbisht, greqisht, maqedonisht dhe anglisht. Do te botohet ne 100 mije kopje.
Themelet e Platformes se Shqiperise Natyrale
-Platforma e Shqiperise Natyrale bazohet ne trashegimine pozitive te shqiptareve qysh nga epoka e Skenderbeut dhe pervoja e Lidhjes se Prizrenit. Kuvendi i Lezhes dhe Lidhja e Prizrenit konsiderohen dhe mbeten dy kulme te perpjekjeve te shqiptareve per tu bashkuar
-Platforma bazohet ne Kuvendin e Vlores I cili shpalli pavarsine e Shqiperise Natyrale dhe jo te Shqiperise qe eshte sot. Shqiperia qe e sotme prej 28748 km katrore, eshte produkt I Konferences se Londres 1913.
Kuvendi i Vlores dhe Qeveria e Perkohshme qe doli prej tij nga perberja e tyre perfaqesonin thuajse te gjitha viset shqiptare, duke perfshire edhe ato qe ishin pushtuar nga ushtrite e vendeve ballkanike, gje qe i dha ketij kuvendi karakterin e nje Asambleje mbareshqiptare. Me 4 dhjetor te vitit 1912, kur u zgjodh Qeveria e Perkohshme, si dhe ne 2-3 ditet e mepasme, midis 63 delegateve, 16 ishin nga Kosova, nga kryeqendra e saj Shkupi dhe nga qytetet e tjera, ndersa 7 ishin nga Cameria. Po keshtu ne Qeverine e Vlores, pervec Isa Boletinit, i cili, ndonese nuk kishte ndonje post shteteror, ishte nje nga bashkepunetoret me te ngushte te Ismail Qemalit, benin pjese edhe personalitete te tjera nga Kosova e viset e tjera shqiptare te pushtuara, si Vehbi Dibra (Agolli) me cilesine e kryetarit te Pleqesise, Mehmet pashe Derralla, minister i Mbrojtjes dhe Hasan Prishtina qe u caktua me pas minister i Bujqesise. Ndersa ne Pleqesine e Kuvendit te Shqiperise, pervec Vehbi Agollit, u zgjodhen nga Kosova e trevat lindore shqiptare edhe 3 anetare te tjere, Bedri Pejani, Sali Gjuka dhe Ajdin Draga. Ne deklaratat qe u beri Fuqive te Medha qysh me 28 dhe 29 nentor te vitit 1912, I. Qemali jo pa qellim e vuri theksin ne kete realitet, duke deklaruar se Shpallja e Pavaresise dhe formimi i Qeverise se Perkohshme ishin veper e Asamblese Kombetare, ku moren pjese perfaqesuesit e te gjitha viseve te Shqiperise, pa dallim feje e krahine.
-Platforma bazohet ne Dokumentet e Konferences se Bujanit te 31 dhjetor 1943 qe shpalli bashkimin e Kosoves me Shqiperine pas perfundimit te Luftes se Dyte boterore. Ja pikat kryesore te kesaj Konference:
1. Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit janë të banuar kryesisht me shqiptarë.
2. Shqiptarët e Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit, si gjithmonë, dëshirojnë bashkimin me Shqipërinë.
3. Rruga më e mirë për shqiptarët që të bashkohen me Shqipërinë është lufta e përbashkët me popujt tjerë të Jugosllavisë.
4. Populli shqiptar i Kosovës do të ketë mundësi të caktojë fatin e vetë si rezultat i luftës kundër pushtuesit.
5.Përcaktimi i fatit të vetë përfshin edhe të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje.
6. Kjo e drejtë garantohet nga LNÇ e Jugosllavisë, Shqipërisë dhe nga aleatët e mëdhenj antifashist, ashtu siç është premtuar nga Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe Teheranit.
-Platforma bazohet ne betimin e luftetareve te UCK ne Kosove, ne trojet e tyre ne IRJM, Lugine e Presheves. Ky betim, bashkimin e trojeve shqiptare e konsideron thelbin e luftes se tyre. Ne tekstin e betimit te luftetareit te UCK thuhet se: Unë, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre.
-Platforma bazohet ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, e cila bashkimin e Shqiptareve e konsideron si nje aspirate te ligjshme dhe shekullore. Ne Preambulen e saj thuhet se: Ne, Populli i Shqipërisë………..me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar….. Sanksionimi në Kushtetutën e Shqipërisë i të drejtës për bashkim kombëtar, miratimi i kësaj të drejte me Referendum Popullor, pranimi i saj edhe nga ekspertët ndërkombëtarë të Komisionit të Venecies dhe se fundi nga ekspertet e NATO, përbën themelin mbi të cilin mund dhe ka nevojë të ndërtohet arkitektura e përfundimit të mosionit te pambaruar së shqiptarëve.
Pse tani kjo Platforme?
-Sepse shqiptaret e kane te pambaruar misionin e tyre kryesor, te pambaruar. Kryengritja e shqiptarëve në vitet 1911-1912 mbeti një Kryengritje e Pambaruar. Pavarsia e Shqipërisë, u njoh dhe realizua si e tillë, vetëm në një pjesë të teritorit shqiptar. Pjesët e tjera të hapsirës shqiptare mbetën apo u aneksuan nga shtete të tjerë. -Lufta e quajtur nacional-çlirimtare përgjatë luftës së dytë botërore, mbeti e Pambaruar. U realizua vetëm një pjesë e saj, që kishte të bënte me nocionin «çlirimtare», por mbeti pa u realizuar pjesa që kishte të bënte me nocionin «nacionale». Më shumë se gjysma e nacionit (kombit) mbeti jashtë kufijve të Shqipërisë.
-Kryengritja e shqiptarëve në Kosovë që mori hov në fillimvitin 1998, mbeti e Pambaruar. Ajo realizoi vetëm shkëputjen e Kosovës nga Sërbia, duke mos realizuar akoma pjesën e dytë të saj, që është bashkimi me Trungun kombëtar me Shqiperine. -Të njëjtin fat pësoi edhe Kryengritja e shqiptarëve në Maqedoni ne vitin 2001. E nisur si çlirim kombëtar ajo përfundoi me liri dhe të drejta për shqiptarët duke pranuar një shtet tjetër si atdhe të shqiptarëve dhe duke u rreshtuar në radhët e para të mbrojtjes së këtij shteti.
-Përfundimi i misionit nga elita politike shqiptare në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Tetovë ka një taban të fortë mbështetës historik, por është edhe nocion europeist. Cili është tabani historik mbështetës i Shqiperise Natyrale?
Përgjatë afër një shekulli, shqiptarët festojnë si Ditë të Pavarsisë së tyre, 28 Nëntorin e vitit 1912. Ndërkaq, kufijtë administrativë u përcaktuan më vonë në Konferencën e Londrës, në korrik 1913, e cila me vendimet e saj, e ndau ne pese pjese.
Edhe Ahmet Zogu, edhe Enver Hoxha, edhe Fadil Hoxha, edhe Shaban Polluzha, edhe Bedri Pejani, edhe Ali Ahmeti, edhe Menduh Thaci, edhe Ibrahim Rugova, edhe Fatmir Sejdiu, edhe Mustafa Kruja, edhe Mehdi Frasheri, edhe Sali Berisha, edhe Fatos Nano, edhe Hashim Thaci, edhe Alfred Moisiu edhe Ramush Haradinaj, edhe Agim Ceku etj nuk e kane njohur Konferencen e Londres 1913. Ata kane njohur vetem 28 Nentorin 1912.
Bashkësia ndërkombëtare nuk e njohu 29 nëntorin 1912 dhe kufijtë e Shqipërisë i caktoi në 29 korrik 1913, shqiptarët nuk e njohen Konferencen e Londres 1913, por pranojne vetem Shqiperine Natyrale. Por nuk kane folur. Tani eshte koha per te folur, per te argumentuar dhe per te vepruar.
Platforma e Shqiperise Natyrale eshte hartuar tani duke marre parasysh realitetin politik rajonal.
Ne momentin e tanishem, fuqite e medha jane duke riparuar gabimet e bera prej tyre ndaj popujve te Ballkanit, dhe vecanerisht ndaj shqiptareve. Ja disa nga riparimet e gabimeve te fuqive te medha:
– Malit i Zi rifitoi pavarsine e cila I ishte mohuar perdhunshem nga Konferenca e Versajes e vitit 1919
– Bosnja fitoi pavarsine e cila ju mohua nga Konferenca e Versajes e vitit 1919
-Ajo merr parasysh ne faktin se ne mjediset politike dhe qeverisjet demokratike rajonale, nuk ka tema tabu midis te cilave edhe ato qe kane te bejne me thelbin e kombeve.
-Platforma e Shqiperise Natyrale analizon dhe merr parasysh, ndryshimet ne gjeopolitiken rajonale, ndryshime qe shkojne ne favor te kombit shqiptar, rirregullimet e thyerjeve te se kaluares konfliktuale dhe riparimet e tyre nga vete fuqite e medha.
Cilat jane mjetet e realizimit te Shqiperise Natyrale?
-Mjetet e realizimit te Shqiprise Natyrale jane dialogu dhe debati demokratik.
-Shqiptaret pergjate nje shekulli kane derdhur aq shume gjak sa mund te bejne disa Shqiperi. Prandaj nuk ka me nevoje per gjak. Platforma mbeshtetet ne sentencen: Dialog me kedo, Dialog per gjithshka, pa vendosur fillimisht per ndonje gje.
Sot kur forca e se drejtes ka marre perparesi mbi te drejten e forces, sot eshte moment qe shqiptaret duhet te kerkojne te drejtat e tyre kombetare.
Per kete arsye ne Platforme I jepet perparesi debatit, dialogut, respektimit te thelbit te demokracise qe eshte vetvendosja e popujve dhe vecanerisht nevoja e referendumit popullor.
Marrdheniet me fqinjet
-Askush nga fqinjet nuk duhet te trembet nga Shqiperia Natyrale. Nacionalizmi shqiptar respekton kuluren dhe traditat e fqinjeve, ky nacionalizem nuk perbuz as injoron kombet dhe pakicat etnike perkundrazi i respekton ata. Per kete arsye madhore dhe te vetme nacionalizmi i shqiptareve nuk eshte gje tjeter vecse nacionalizem I bukur, I deshirueshem, I padebatueshm, I domosdoshem per stabilitetin rajonal, i detyrueshem per te ardhmen e femijeve, niperve dhe mbesave tona.
– Shqiperia Natyrale eshte nje nocion progresist, europerendimor perballe reminishencave otomane qe jetojne akoma te pranishme ne hapsirat e kombit shqiptar. Gjendja e sotme e oraganizimit shteteror te shqiptareve i perngjet vilajeteve dhe principatave feudale. Shqiperia Natyrale si nocion i perngjet parimeve te organizimit te bashkimit Europian.
Pertej bindjeve politike eshte vetem Shqiperia Natyrale
-Shqiperia Natyrale kërkon nje bashkim te ri, te panjohur me pare nga shqiptaret. Por nuk e kerkon kete bashkim per pushtet, por per komb dhe shtet. Kombi dhe shteti kerkojne bashkime pertej bindjeve politike. Pertej te majtes apo te djathtes, pertej shoqatave apo grupacioneve politike qendron vetem Shqiperia Natyrale. Pushteti dhe rotacioni I tij kane nevoje vetem me debate alternativash politike te partive te ndryshme.
-Partizanet e Shqiperise Natyrale nuk kane mall dhe as nostalgji per Ahmet Zogun, por per mijra perkrahes te tij, nuk kane mall dhe nostalgji per Enver Hoxhen, por per mijra mbeshtetes te tij, nuk kane nostalgji dhe nuk i merr malli per Mitat Frasherin, por per mijra mbeshtetes te tij. Nuk i merr malli per Xhaferr Deven, por per mbeshtetesit e tij. Nuk i merr malli per Fadil Hoxhen, por per mbeshtetesit e tij. Atyre ju intereson, Shqiperia Natyrale, bashkimi I te gjalleve, prandaj edhe respektojne mitet e vdekura te tyre. Mesimin e historise, ata e duan per te rregulluar gabimet e te sotmes dhe per te garantuar te ardhmen pa gabime te kombit te tyre.
Cfare synon Shqiperia Natyrale?
-Shqiperia Natyrale synon shndrrimin e kombit shqiptar nga zjarrfikes sic eshte sot ne paqeberesin kryesor te rajonit te Ballkanit. Paqja dhe stabiliteti rajonal ka nevoje per paqeberes dhe jo per zjarrfikes. Ti lesh akoma kombit shqiptar rolin e zjarrfikesit do te thote se parashikon zjarre te tjere ne rajon.
Shqiperia natyrale ka nevoje per nje Londer-2
Ne Platforme argumentohet nevoja e nje Konference nderkombetare Londer-2 per te riparuar gabimet e Londres-1 mbi kombin shqiptar, gabime qe I pranojne vete fuqite e medha boterore.
Sot mbi kombin shqiptar ushtrojne fuqine e tyre juridike disa marreveshje nderkombetare te cilat asesi nuk jane natyrale. Ato kane mbetur artificiale. Marreveshja e Londres 1913. Marreveshja e Versajes 1919, Marrveshja e Jaltes 1945, Marreveshja e Rambujese 1999, marreveshja e Kumanoves 1999. Marreveshja e Konculit 2001, Marreveshja e Ohrit 2001. Shtate Marreveshje per nje komb!!!
Me ane te ketyre Marreveshjeve, fuqite e medha krijuan nje rajon artificial me emrin Ballkan. Artificialiteti i rajonit solli me vone edhe emertimin politik Ballkani-fuçi baruti. Krijesat më artificiale të këtij rajoni ishin dy:
Formimi i mbretërisë sërbo-kroato-sllovene, të quajtur më vonë Jugosllavi ishte krijesa e parë artificiale.
Dhe Shformimi i kombit shqiptar duke e pjestuar për pesë ishte krijesa e dytë artificiale e rajonit.
Ndërsa shformimi i Jugosllavise ishte hapi i pare i kalimit nga artificialiteti në natyralitet.
Krijimi i 6 shteteve të përhershme dhe një shteti të përkohshem si Kosova eshte faza e parë e shndrrimit te rajonit të Ballkanit nga artificial ne natyral. Shpërbërja e dhunshme e saj që arriti kulmet në luftën ndëretnike në Bosnjë dhe në gjenocidin sërb ndaj shqiptarëve të Kosovës spiegohet sa me karakterin ultranacionalist të shtetit sërb, aq edhe më sedrën e sëmurë politike të disa fuqive të mëdha, të cilat e patën të vështirë të pranonin se krijesa e tyre me emrin Jugosllavi ishte një dështim.
Faza e dytë eshte unifikimi i kombit shqiptar qe ka përbërë deri më sot artificialitetin e dyte madhor te rajonit. Kjo fazë tashme po përfundon aktin e parë madhor të saj që është shteti i përkohshëm shqiptar i Kosovës.
Shqiperia Natyrale ka nevoje per nje Konference Nderkombetare. Por ajo nuk duhet te jete e llojit Rambuje, Koncul, Oher etj te cilat vetem sa e kane arnuar kombin shqiptar. Rajoni ku kombi shqiptar luan rolin kryesor ka nevoje per riformatim, dhe jo per arnim. Prandaj, vetem nje Konference nderkombetare qe do ti afrohet problematikes se rajonit ne menyre teresore, mund ta realizoje kete. Kjo Konference duhet te jete e ngjashme per nga marrja e vendimeve me Konferencen e Londres 1913.
Cfare do te thote Shqiperi natyrale?
Shqiperi natyrale do te thote, mirqenie, dinjitet, qetesi dhe stabilitet ne rajon. Ato ne ua kemi borxh femijeve, niperve dhe mbesave tona. Prandaj ne emer te tyre dhe jetes se tyre le ta bejme ate Shqiperi Natyrale do te thote sa me pak greke, maqedonas, Italian, turq me origjine shqiptare dhe sa me shume shqiptare me mentalitet europian. Prandaj ne emer te shqiptareve me mentalitet europeiste le ta bejme sa me pare Shqiperine Natyrale.
Fazat e formimit te Shqiperise Natyrale
-Formimi i Shqiperise Natyrale duhet te kaloje neper disa faza :
-Faza e pare eshte ndermarrja nga Presidenca e Republikes se Shqiperise se procedurave te bashkimit bazuar ne Kushtetuten e Shqiperise. Kushtetuta nuk diskutohet, ajo eshte e detyrueshme per tu zbatuar. Presidenti i Shqiperise dhe ai i Kosoves bashkedrejtojne Keshillin e te Urteve me dijetare dhe eksperte te te gjitha fushave
-Faza e dyte duhet te jete krijimi i Konfederates Shqiperi-Kosove dhe e drejta e referendumit.Njekohesisht duhet te zhvillohet edhe kerkesa per federalizimin e Maqedonise
-Faza e fundit duhet te jete bashkimi ne nje shtet te vetem, i cili do te kete disa pakica etnike btrenda teritorit te tij, ashtu sic do te kete disa pakica kombetare jashte teritorit te Shqiperise natyrale.
-Ne ndihme te zbatimit te fazave te mesiperme, pas Publikimit te Platformes, do te krijohet Komiteti I Shqiperise Natyrale si shoqate demokratike me pjesmarrjen en gjirin e tij te shqiptareve nga gjithe kombi shqiptar. Komiteti do te marre persiper, argumentet, propaganden dhe popullarizimin e Shqiperise Natyrale ne hapsiren e kombit shqiptar mbi bazen e dialogut dhe debatit demokratik.
Deviza kryesore e veprimtarise se Komitetit do te jete: Po nuk u bashkuam sot, do të sodisim shpërbërjen kombëtare nesër!!Bashkimi ndërshqiptar është europeizëm siç ështe paqe dhe stabilitet rajonal. Ne emer te femijeve tane dhe te atyre qe do te vijne pas tyre, le tu leme nje atdhe meritor, te denje per tu zhvilluar, te denje per tu jetuar, te denje per tu shumuar.
Shenim
Platforma do te botohet me ndihmat vullnetare te te gjithe shqiptareve qe e duan ate.
Me respekt
Koco Danaj
Doktor i shkencave politike
Drejtor i Institutit per Prognoza Rajonale
Tirane 31 Maj 2009
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Albin Kurti mendon se mërgimtarët e kanë ngatërruar regjistrimin e popullsisë me regjistrimin për votim
Kryeministri, Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar në …