Koço DANAJ: PRESIDENTI BUSH SHPREHET KUNDËR PAVARSISË SË KOSOVËS NGA SHQIPËRIA!

 


Rryma politike në Tiranë, Prishtinë apo Tetovë (që)preferon më shumë tezën e Boris Tadiçit mbi pavarsinë politike dhe ekonomike të Kosovës apo mbi zhvillimin ekonomik të Gruevskit.
Pas pavarsisë juridike të Kosovës, thelbi i luftës politike në hapsirën shqiptare do të jetë : Shqiptarë apo otomanë ?!…Duket se analiza dhe politologjia amerikane e njeh mirë këtë proces që po ndodh në hapsirën shqiptare. Duket se ajo nuk është dakord me rrymën që synon pavarsinë e Kosovës nga Shqipëria.

Dy mesazhe për një komb!!

Dy mesazhe për një komb; ky ishte thelbi i vizitës së presidentit Bush në Tiranë:
-Mesazhi i parë i madh ishte se Pavarsia e Kosovës është e sigurtë. Dhe me këtë mesazh ranë poshtë të gjithë ilizionet, ankthet apo makthet. Dhe me të drejtë hapsira shqiptare ka ditë që i mëshon këtij mesazhi.
-Por është harruar mesazhi i dytë po kaq i madh i presidentit Bush në Tiranë. Cili ishte ky mesazh? Mesazhi ishte ky: Presidenti Bush aq sa shprehu vendosmërinë e tij për pavarsi të Kosovës nga Serbia, po aq shprehu edhe vendosmërinë e tij për mos pavarsi të Kosovës nga Shqipëria.
Pavarsia e Kosovës nga Serbia ishte mesazhi i parë i madh afatshkurtër. Mospavarsia e Kosovës nga Shqipëria ishte mesazhi i dytë i madh, pak më afatgjatë.
Dikush apo disa mund të thonë: Kur ka lindur nevoja që presidenti i fuqisë më të madhe të botës të shprehë kundërshtimin e tij ndaj pavarsisë së Kosovës nga Shqipëria?
-Pyetje e drejtë.
-Ja edhe përgjigja: Shumëkush e di se në Kosovë ka një rrymë që sa vjen e po zgjerohet mbi nevojën e kombit të ri kosovar. Pra mbi kombin i cili nuk është shqiptar. Megjithse akoma nuk është zgjidhur juridikisht problemi i shkëputjes nga Serbia, partizanët e mosqënies shqiptarë po artikulojnë gjerësisht dhe vendosmërisht ekzistencën e kombit kosovar. Janë me dhjetra analiza dhe deklarime mbi këtë çështje të publikuara në Prishtinë dhe Tiranë pasi edhe mbrojtësit e kësaj teze shtrihen në Prishtinë dhe në Tiranë.

Kush janë mbrojtësit më të zjarrtë të kësaj teze?

Janë disa politikanë, në Prishtinë dhe në Tiranë të cilët përkatësinë etnike e konsiderojnë derivat të karierës së tyre politike. Kjo shtresë në emër të stabilitetit, të integrimit, të paqes synon të fshehë arsyen reale që është kariera politike. Për këtë shtresë, dy presidentë, dy kryeministra, 4 apo 5 zëvendëkryeministra, 37 ministra, mbi 80 zëvendësministra, mbi 100 ambasadorë etj etj., janë shumë herë më mirë se sa gjysma e tyre. Kjo rrymë synon të përhapet edhe në Maqedoni. Disa politikanë shqiptare në Tetovë dhe ndonjë në Tiranë po përhapin tezën se rruga e shqiptarëve të Maqedonisë do të jetë e njejtë me rrugën e gjermanëve të Zvicrës. Dmth ashtu si në Zvicër ku ka zviceranë por me origjinë gjermane, po ashtu edhe në Maqedoni do të ketë maqedonas por me origjinë shqiptare. Po cila është parzmorja e kësaj rryme ?
Për ata që janë në Tiranë, më e përhapur është teza mbi gjoja paternalizmin. Sipas tyre : Duhet të heqim dorë nga paternalizmi mbi Kosovën apo Maqedoninë !!

Ata kanë klasën e tyre politike ??!!

Ndërsa për ata që janë në Prishtinë apo Tetovë parzmorja kryesore është teza se ata nuk janë për Shqipërinë e madhe, Etnike apo Natyrale. Domethënë sipas tyre ata qenkan të detyruar të heqin dorë nga përkatësia etnike, kombëtare që të mos i akuzojnë si prishës të paqes dhe stabilitetit në Ballkan !!
Kjo rrymë politike në Tiranë, Prishtinë apo Tetovë preferon më shumë tezën e Boris Tadiçit mbi pavarsinë politike dhe ekonomike të Kosovës apo mbi zhvillimin ekonomik të Gruevskit.
Analiza e realitetit social politik në hapsirën shqiptare të çon në konkluzionin se mos atakimi qysh sot i rrymës që kërkon pavarsinë e Kosovës nga Shqipëria do të përbëjë nesër boshtin e përballjes politike ndërshqiptare.

Pas pavarsisë juridike të Kosovës, thelbi i luftës politike në hapsirën shqiptare do të jetë : Shqiptarë apo otomanë ?!

Duket se analiza dhe politologjia amerikane e njeh mirë këtë proces që po ndodh në hapsirën shqiptare. Duket se ajo nuk është dakord me rrymën që synon pavarsinë e Kosovës nga Shqipëria.
Prandaj edhe Presidenti i SHBA-ve Bush deklaroi në Tiranë se SHBA mbështet kombin shqiptar duke përjashtuar çdo ekuivok mbi shpërbërjen e këtij kombi. Prandaj ai nuk e pranoi tezën e paternalizmit, por i kërkoi politikës së Tiranës që të ushtrojë presion mbi Prishtinën lidhur me zhvillimet e mëtejshme politike. Pra Xhorxh Bush, nuk e konsideroi Tiranën as aktive, as aktore, por thjeshtë ashtu siç është : Regjizore dhe Piemont i shqiptarëve. Prandaj edhe kryeministri i Shqipërisë u nis urgjent në Kukës për të takuar dhe transmetuar porosinë e Bushit tek Sejdiu dhe Çeku.
Thelbi i mesazhit të Presidentit Bush ishte : SHBA është pro Pavarsisë së Kosovës nga Serbia dhe kundër Pavarsisë së saj nga Shqipëria. Prandaj edhe në fillim të fjalës së tij ai u shpreh se: «Është shumë e rëndësishme për figurat politike të kuptojnë çfarë kërkohet»

Kontrolloni gjithashtu

Ministritë përkatëse të Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit …