Mimi Kodheli

Kodheli: Rusia paraqet rrezik për vendet e Ballkanit

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, Në ditën e dytë të punimeve të Asamblesë parlametare të NATO-s, në Komitetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë, ka shprehur domosdoshmërinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, për t’iu shpëtuar influencave ruse dhe frymës së radikalizimit. Përfitoj nga ky rast t’iu shpreh të gjithëve mirëseardhjen në Tiranë. NATO është një komunitet vlerash, ku bashkohen demokracia, liria individuale, të drejtat e njeriut dhe shteti ligjor. Asambleja e NATO-s, e përbërë nga anëtarë parlamentesh nga të gjitha vendet anëtare, është një mishërim i qartë i vlerave demokratike të kësaj aleance. Dua të adresoj disa nga çështjet më të prekshme për aleancën tonë, siç janë kërcënimet dhe sfidat që burojnë nga arkitektura aktuale e sigurisë në Europë, duke pasur parasysh rolin dhe reagimin e aleancës”, deklaroi në hyrje ministrja Kodheli. Sigurisht, së pari iu referua aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga ana e Moskës dhe aktivitetet shtrënguese në Ukrainë, e më tej me retorikën ndaj NATO-s dhe deri te kërcënimet bërthamore.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …