Kodheli: Zgjidhja të bëhet në Kuvend dhe jo në rrugë

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Mimi
Kodheli është pritur me nderime të larta shtetërore në Ministrinë e Forcës së
Sigurisë së Kosovës. Pas takimit me ministrin e FSK-së, Haki Demolli, në
konferencën e përbashkët për medie, ministrja Kodheli foli edhe për situatën
politike në vendin tonë. Ajo theksoi se e vetmja rrugë për tejkalimin e
gjendjes aktuale, është diskutimi në Kuvend dhe jo gjuha e rrugës. “Mësoni nga
gabimet tona dhe mos i përsëritni. Dialogu bëhet përkrah strukturave të
zgjedhura si dhe është e vetmja mënyrë për të stabilizuar situatën”
,
theksoi ministrja Kodheli.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …