Kodi telefonik shtetëror i Kosovës +383 mund të vonojë së zbatuari në tërësi sërish. Ndonëse kanë kaluar katër muaj nga koha kur ky kod duhej të përfundonte funksionimin pa pikë problemi, i njëjti ende po has në vështirësi gjatë përdorimit. Bordi i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike Postare ende nuk ka marrë ndonjë vendim deri pas analizimit të situatës në afatin e fundit të paralajmëruar, më 31 tetor 2018. Ndërkohë, përfaqësuesit e Telekomit të Kosovës e quajnë sfidë arritshmërinë e këtij afati të caktuar kohor. Kështu thuhet në përgjigjen me shkrim të Zyrës për Informim pranë Telekomit. “Telekomi i Kosovës është duke punuar në vazhdimësi për implementimin e kodit të ri sipas planit të migrimit. Mirëpo duke marrë parasysh se ky implementim nuk varet vetëm nga resurset teknike të Telekomit të Kosovës, por varet edhe nga asistenca teknike e partnerëve ndërkombëtarë, tash për tash është e pamundur të parashikohet përmbushja e afatit të caktuar kohor nga ana e ARKEP-it”, deklarojnë në Telekomin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …