Koha e Referendumeve të popujve të shtypur dhe luftës për liri e pavarësi nuk përfundon kurrë në botë

Koha e Referendumeve të popujve të shtypur dhe luftës për liri e pavarësi nuk përfundon kurrë në botë

Mos mbështetje zyrtare e rezultatit të Referendumit në Katalunja nga Kosova dhe Shqipëria, sidomos me faktin se Spanja është njëri ndër shtetet që ka deklaruar se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, shtet i cili në vazhdimësi ka mbështetur politikën represive të regjimeve jugosllave kundër shqiptarëve, tregon më së miri se politike zyrtare në Tiranë dhe në Prishtinë është tërësisht e varur, pacifiste dhe regresive në raport me zhvillimet e luftës antikolonialiste në botë. Megjithatë besojmë se populli shqiptar, i cili ndodhet në proces historik të realizimit të së drejtës së vetëvendosjes për një shtet unik të shqiptarëve, mbështet përpjekjet e Katalunjës për shkëputje nga politika kolonialiste  spanjolle.

Fundi i shtatorit dhe fillimi i tetorit të vitit 2017 solli në skenën botërore përpjekjet paqësore të popullit të Katalunjës dhe popullit kurd, në Irak, për vetëvendosje, e drejtë kjo legjitime dhe e patjetërsueshme e popujve dhe kombeve që luftojnë kundër kolonializmit, shtypjes e shfrytëzimit kapitalist, monarkik apo edhe komunist.

Këtë të drejtë njerëzore e kombëtare, katalunjasit ( Catalunya)  e shfrytëzuan me të drejtën universale të popujve, e tillë çfarë duhet të jetë përmbajtja, koncepti, dhe qasja e çdo Referendumi në parim,  por që nuk ka qenë dhe nuk është edhe në praktikë as të shteteve që vetëquhen demokratike sikur është Spanja, dikur shteti më i fuqishëm kolonialist, i cili në mesjetë kishte invaduar Amerikën Latine, dhe kishte shkatërruar mizorisht popujt me qytetërimet më të vjetra të kontinenti si mayat, astekët e fiset e tjera, të cilat ishin zhvilluar me një qytetërim tjetër, i cili mizorëve të Pizzarros iu dukej qytetërim barbar dhe që realisht ishte një shkallë e lartë e civilizimit autentik, por që nuk akordonte me normat morale të krishterimit dhe qytetërimit evropian të kohës.  Spanja e njohur në historinë botërore, për historinë mizore të Inkuizicionit, për lindjen e fashizmit të Françisko Frankos, regjimit  më të barbar dhe më gjakatar që ka njohur bota dhe historia e Evropës, as ka qenë as është shtet demokratik, të paktën jo me realizimin në praktikë të vlerave universale të demokracisë, por është shtet teokratik, që zhvillon kapitalizmin kolonialist madje edhe kundër popujve të vetë, sikur janë dy popujt më të vjetër të kontinentit, katalunasit dhe baskët.

Për baskët, zbulimet gjuhësore dhe dokesore si dhe elementë të tjerë të ADN-së  me të drejtë konsiderojnë se   janë qytetarët e parë të kontinentit, që sot e njohim me emrin Evropë.

Se Spanja është shtet tipik autarkik kolonialist flet vetë fakti se ajo e shfrytëzon ekonomikisht Katalunjën e cila ka rritjen më të madhe ekonomike në vendet  dhe rajonet e BE-së dhe realizon  1 të tretën e të hyrave të përgjithshme në Spanjë.

Ja disa nga lëvizjet politike të katalunjasve në 80 vitet e fundit

– Në vitin 1932 Katalunja siguron një Statut Autonomie nën Republikën Spanjolle.

– Në prill 1939 Gjeneral Françisco Franco fiton Luftën Civile në Spanjë, duke shënuar fillimin e një diktature që do të zgjasë 36 vjet. Qeveria katalane, e cila gëzonte një shkallë të autonomisë nga Madridi, shpërbëhet dhe gjuha e kultura katalanase shtypen.

– Gjatë kohë së Luftës Antifashiste së Brigadave internacionale, të cilat ishin mobilizuar forcat nga të gjitha shtetet e botës, për t i shkuar në ndihmë popujve të Spanjës, madje edhe brigada nga Bashkimi Sovjetik dhe Amerika, Katalunja dhe veçanërisht Barcelona ishte  bërë qendra e rezistencës dhe e luftës dhe e luftës kundër fashizmit.

Pas ngadhënjimit të Fashizmit në vitin 1939 në Spanjë, regjimi fashit shtypi brutalisht katalunasit e sidomos baskët.

– 23 tetor 1977 Josep Tarradellas, kryetari   në mërgim i qeverisë së Katalunjës, kthehet duke deklaruar: “Qytetarë të Katalunjës: Unë jam këtu!” Kjo frazë u shndërrua në një thirrje bashkimi për rajonin.

– Më 18 dhjetor 1979 Pas hyrjes në fuqi të kushtetutës së re të Spanjës në vitin 1978, Katalunja shpall një Statut Autonomie që përcakton autoritetin e rajonit në kulturë, tregti, siguri publike dhe fusha të tjera.

– Më 30 shtator të vitit 2005 Parlamenti katalunas aprovon  një propozim për një Statut të ri Autonomie që njeh Katalunjën  si një komb. Një referendum popullor i mëvonshëm e pranon dokumentin me një diferencë të gjerë.

– Më 31 Korrik 2006 Partia Popullore Konservatore e Spanjës paraqet një ankesë kundër statutit me Gjykatën Kushtetuese të Spanjës, duke argumentuar se ajo është një “kushtetutë paralele”.

– Më 13 shtator të vitit  2009 Arenys de Mount, një qytet i vogël katalan, mban të parin votim jodetyrues për pavarësinë.

– Më 28 qershor 2010 Gjykata Kushtetuese e Spanjës hedh poshtë Statutin e Autonomisë së Katalonjës, duke hequr referencën ndaj kombësisë. Demonstrata të mëdha shpërthyen në Katalonja kundër vendimit.

– Më 9 nëntor 2014 Një votim jo i detyrueshëm mbi pavarësinë e Katalonjës rezulton në më shumë se 80% në favor, por vetëm 2.3 milion nga 5.4 milion votues të mundshëm të rajonit marrin pjesë.

– Më 27 shtator 2015 Forcat katalunase pro pavarësisë fitojnë shumicën e vendeve në zgjedhjet rajonale.

– Më 13 mars 2017 Ish-presidenti katalunas Artur Mas ndalohet të marrë detyra publike për dy vjet pasi u shpall fajtor për mosbindjen ndaj Gjykatës Kushtetuese duke organizuar votimin e nëntorit 2014.

– Më 7 shtator 2017 Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin e referendumit të miratuar nga Parlamenti katalanas.

– Më 20 Shtator të vitit 2017 Policia spanjolle ndalon udhëheqësit separatistë si pjesë e një përpjekjeje të gjithanshme për të ndaluar referendumin. Në ditët në vijim, ata konfiskojnë miliona fletëvotime dhe qindra kuti votimi. (Aktiv Press)

– Më 1 tetor 2017  u mbajt Referendumi me ç rast pati ndërhyrje brutale të policisë spanjolle e cila rezultoi me 800 të plagosur.

– Më 2 tetor 2017 kryetari i Rajonit të  i Katalunjës , Carles Puigdemont, tha se rajoni ka fituar të drejtën për shtetësi, pas referendumit të së dielës, i cili është shoqëruar me dhunë. Ai tha se është hapur dera për shpallje të njëanshme të pavarësisë. Qeveria e Spanjës është zotuar se do ta ndalojë referendumin, i cili është shpallur i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e vendit. Zyrtarët policorë penguan disa njerëz nga votimi, ndërsa sekuestruan fletëvotime në disa qendra. “Në këtë ditë shprese dhe vuajtjeje, qytetarët e Katalonisë kanë fituar të drejtën për shtet të pavarur në formë të republikës”, tha Puigdemont në një fjalim televiziv, i rrethuar nga udhëheqës të tjerë katalanas. Ai tha se Bashkimi Evropian nuk mund të vazhdojë të jetë indiferent.

Kjo histori e shkurtër e zhvillimeve në Katalunja, jep të kuptojmë se lufta e popullit  të Katalunjës nuk kishte pushuar asnjëherë me metoda të luftës së armatosur por edhe me metoda paqësore, gjithnjë duke u thirrur në të drejtën universale të popujve për Vetëvendosje.

Mos mbështetje zyrtare e rezultatit të Referendumit në Katalunja nga Kosova dhe Shqipëria, sidomos me faktin se Spanja është njëri ndër shtetet që ka deklaruar se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, shtet i cili në vazhdimësi ka mbështetur politikën represive të regjimeve jugosllave kundër shqiptarëve, tregon më së miri se politike zyrtare në Tiranë dhe në Prishtinë është tërësisht e varur, pacifiste dhe regresive në raport me zhvillimet e luftës antikolonialiste në botë. Megjithatë besojmë se populli shqiptar, i cili ndodhet në proces historik të realizimit të së drejtës së vetëvendosjes për një shtet unik të shqiptarëve, mbështet përpjekjet e Katalunjës për shkëputje nga politika kolonialiste  spanjolle. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …