Libri është hartuar me mjeshtëri të rrallë dhe bazuar në përvojë e gjatë të autorit nga fusha e emergjencave duke vlerësuar dhe analizuar rreziqet dhe dukuritë e tjera si katastrofat, duke përfshi edhe masat që duhet të ndërmerren në rastet e tilla nga institucionet si dhe qytetarët. Libri i autorit Kudusi Lama bënë identifikimin e rreziqeve dhe vlerësimin e tyre në njërën anë si dhe qartëson se si duhet shmangur aksionet e gabuara, duke precizuar ndërmarrjen e masave dhe shfrytëzimin e kapaciteteve me përgjegjësi dhe efikasitet, gjë e cila në procesin e menaxhimit në situata të jashtëzakonshme është tejet e rëndësishme.
Libri i autorit Kudusi Lama përbëhet nga 15 kapituj duke zbërthyer në mënyrë të qartë dhe në detaje të shumta argumentuese dhe të bindshme për tematikën e shtruar për studim duke mbërri synimet kryesore përmes shtjellimit të bërë në kapituj veç e veç. Libri paraqet një bazë ideale për hartimin e planeve për menaxhimin e emergjencave si dhe për fushat tjera të zhvillimit dhe mbrojtjes së shtetit tonë në veçanti e të të gjitha shteteve në përgjithësi. Libri prezanton problematikën e gjerë si në vijim:
- Rreziqet që kërcënojnë njerëzimin
- Zhvillimin ekonomik dhe rreziqet që e përcjellin
- Epidemia-që krijon rrezik në situatat e emergjencave
- Kriza ekonomike dhe ndikimi në situatat e mundshme të emergjencave
- Korrupsioni dhe lufta kundër këtij fenomeni
- Krimi i organizuar që pasqyrohet si rrezik dhe emergjence
- Mungesa e strategjive dhe burimeve financiare, si rrezik i vazhdueshëm për fatkeqësi që krijojnë situatat e emergjencave
- Metodologjia e analizës dhe e vlerësimit të rreziqeve
- Zhvillimin e projekteve për analizën dhe vlerësimin e rreziqeve
- Bashkëpunimi ndërinstitucional në vlerësimin dhe analizën e rreziqeve
- Menaxhimi i kohës për analizën dhe vlerësimin e rreziqeve
- Sistemi i planifikimit në menaxhimin e emergjencave
- Mësimet e nxjerra për analizën dhe vlerësimin e rreziqeve
- Përcaktimi i detyrave pas përfundimit të analizës dhe vlerësimin e rreziqeve
Dekani i Kolegjit Biznesi Prof. dr. Shyqeri Kabashi, njëherësh recensent i librit ka potencuar rëndësinë e madhe që ka libri i autorit për shkencën dhe nevojat nga kjo fushë duke precizuar se autori ka arrit me mjeshtëri të pasqyroje problemet e përgjithshme si dhe ndërmarrjen e masave të cilat ndikojnë në menaxhimin e rreziqeve bazuar në vlerësimet e bëra nga institucionet dhe ekspertët. Kontribut për vlerësimin e librit “Analiza dhe Vlerësimi i Rreziqeve”, ka dhënë edhe recensenti i librit Prof. dr. Xhevat Berisha. Vështrim për librin e botuar dhanë edhe dy profesorët e Kolegjit “Biznesi”, Prof. dr. Izet Shehu e Prof. dr. Musa Limani.
Libri i dedikohet fushës së emergjencave pastaj edhe fushave tjera si atyre ekonomike dhe të sigurisë dhe fushave tjera hulumtuese qe për objekt kanë studimet të kësaj natyre multidisiplinore.