Kolegji BIZNESI promovoi tri vepra universitare

Kolegji BIZNESI promovoi tri vepra universitare

Sot në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Kolegji Biznesi ka promovuar tri vepra shkencore të profesorëve të këtij Kolegji.

Përurimin e përshëndeti në emër të kryeministrit, Ramush Haradinaj, këshilltari i tij, Jahja Lluka.

Veprat e përuruara trajtojnë çështje nga fusha e dijes shkencore të programeve që janë të licensuara dhe akredituara në këtë institucion të arsimit të lartë.

Dekani i Kolegjit Biznesi, Prof.Dr Shyqeri Kabashi duke hapur këtë përurim të tri veprave Universitare dhe shkencore, botime të Kolegjit Biznesi, ndër të tjera tha se Kolegji Biznesi u ka dalë në ndihmë të gjithë profesorëve të angazhuar në procesin mësimor universitar, duke ju botuar veprat e tyre universitare jo vetëm për nevojat e studentëve, por edhe për mbarë opinionin shkencor. Në  vazhdim ai tha se deri më tani Kolegji Biznesi ka botuar 68 tituj të veprave shkencore në radhë të parë për nevojat e studentëve të këtij Kolegji, pastaj edhe për nevojat e mendimit shkencor që zhvillohet në Kosovë.

Gjenerali. Kudusi Lame dhe MA. Sherif  Sejdiu kanë botuar veprën  “Kërkim-shpëtimi në situata emergjence”. Për këtë vepër gjatë përurimit foli njëri nga recenzentet Dr. Xhevat Berisha, i cili shqyrtoi vlerën e pamohueshme si për studentët e Kolegjit Biznesi, po ashtu edhe për organet e shtetit të Kosovës, të cilat do te duhej të ishin të interesuar për të shfrytëzuar dijet në këtë fushë në shërbim të mbrojtjes kunder fatkeqesive të ndryshme.

Po ashtu ai shpalosi edhe rëndësinë e madhe të kësaj dhe veprave të tjera të kësaj natyre që kanë për aftësimin e kuadrove dhe specialistëve në fushën e emergjencave.

Vepra e Prof. dr Musa Limani “Ekonomia e Kosoves nëpër periudha historike trajton çështje të zhvillimit të ekonomisë të Kosovës nëpër periudha kohore duke filluar nga Perandoria Osmane e deri në ditët tona. Duke trajtuar materiet e kësaj vepre, recensenti, Dr. Hakif Bajrami tha ndër të tjera se vepra e Musa Limanit është një ndihmës e madhe shkencore per studimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës nëpër periudha të ndryshme historike. Po ashtu ai theksoi se pa ekonomi të zhvilluar nuk mund të flitet as për lirinë e plotë të një shteti, prandaj veprat e këtilla mësojnë si të bëhet pavarësimi i zhvillimit ekonomik të një vendi,kurse institucionet përgjegjëse për zbatimin e këtyre njohurive shkencore, do të ishin të ndërgjegjshme se si një vend vepron për ta arritur zhvillimin ekonomik.

Vepra e tretë që u promovua sot “ Sistemi fiskal dhe buxheti i shtetit” te autorëve Dr. Agim Berisha dhe MA. Burim Morina, trajton njërën prej çështjeve shumë të rëndësishme të krijimit të buxhetit të shtetit andaj edhe të ruajtjes të sistemit fiscal.

Recensenti, Prof. Dr. Musa Limani foli për strukturën e ndërtimin të kësaj vepre, për vlerën dhe rëndësinë e saj në planin e afrimit të njohurive për sistemin fiskal dhe mënyrën e krijimit të buxheti të shtetit.

Duke marr edhe një herë fjalën, Dekani i Kolegjit Biznesi, Prof. Dr Shyqeri Kabashi, i bëri thirrje qeverisë, permes keshilltarit te kryeministrit Ramush Hajradinaj, z.Jahja Lluka që qeveria të gjeje rrugë dhe mundësi për të shfrytëzuar dijen e profesorëve dhe shkencëtarëve të Kolegjit Biznesi në fushën e emergjencave, në mënyrë që të shpëtohet vendi, sa nuk kemi pasur pasoja shumë të rënda për të ardhmen e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Dje ishte dita e dytë e  Panairit të 27-të të Librit “Tirana 2024”, suksese dhe mangësi

Albert Z. ZHOLI; Dje ishte dita e dytë e  Panairit të 27-të të Librit “Tirana 2024”, suksese dhe mangësi

Dje ishte dita e dytë e  Panairit të 27-të të Librit “Tirana 2024”, suksese dhe mangësi – Në …