Në orët e mbrëmjes arriti donacioni nga Kolegji Maerlant – Holandë, për shkollën “Bajram Curri” në Strellc të Epërm, kjo falë z.Berat Hasan Hasanramaj i cili grumbulloi mjete të vlefshme shkollore si : Desktop digjital, Tv, Lp, Kompjuter, Projektor, Mikroskopa, Tabela magnetike, Karrige, Tavolina dhe shumë mjete tjera të konkretizimit. Ky donacion nuk do ishte realizuar pa ndihmën e pa kursyer të djemve të Shoqatës “Haki Povataj” me seli në Zvicër dhe krytarit të ndëruar z. Ozmon Ukaj, të cilët paguan transportin deri në shkollën tonë! Po ashtu falënderim z.Admir Hasanaj dhe z.Xhevat Hasanmetaj për përkrahje! Drejtori i shkollës z. Bashkim Berisha falënderon Kryetarin e Komunës z.Bashkim Ramosaj për mbështetje të pa rezervë.