MACPRO, që për këtë vit është e pesta me radhë, deri më tani është organizuar vetëm në kuadër të Kolegjeve “Mehmet Akif”, ndërsa këtë vit ka qenë i hapur edhe për shkollat tjera në Kosovë (për kl. VIII-të – XII-të). Nga 267 projekte të paraqitura këtë vit në këtë garë fillimisht u përzgjodhën 237 projekte, të cilat nxënësit i kanë përgatitur në bashkëpunim me mësimdhënësit. Të shtunën nga ora 09:00-14:00 është bërë prezantimi i projekteve në sallën e ekspozitave të Pallatit të Rinisë. Vlerësimi është bërë në dy grupe. Në njërin grup janë vlerësuar Projektet e nxënësve të Kolegjeve “Mehmet Akif” të cilët prezantimet e tyre i kanë bërë në gjuhën angleze , ndërsa në grupin tjetër projektet e nxënësve të shkollave pjesëmarrëse të cilët prezantimin e kanë bërë në gjuhën shqipe. Juria ka qenë e veçantë për secilin grup. Në orët e pasditës u bë ndarja e shpërblimeve. Dy shpërblimet e para me pika më të larta të MACPRO GENIUS , do ta përfaqësojnë Kosovën në Olimpiadën Genius në SHBA.
Gara është zhvilluar në këto kategori : art, mbrojtje e ambientit, dizajn industrial, IT, robotikë dhe dronë, film me metrazh të shkurtër dhe artikull. Gjatë programit final në fjalën e tij të rastit zëvendësdrejtori i përgjithshëm Dr. Yusuf Karabina tha:” Deri më tani me këto projekte kemi marrë pjesë në gara të ndryshme ndërkombëtare të mbajtura në vende të ndryshme si në SHBA, Holandë, Indonezi, Keni, Rumani, Kazakistan në të cilat nxënësit tanë Kosovar i kanë sjellë 224 medalje.” Këtë vit 21 projekte janë shpërblyer me medalje të artë dhe me cmimin Grand ( nga100E). Dy projektet me pika më të larta që kanë fituar të drejtën e pjesëmarrjes ne Olimpiadën Genius në Amerikë janë: Projekti i quajtur Stop Racism ne kategorine Environment Short Movie nga nxenesit Kledi zherka dhe Hamez Zymberi si dhe projekti Planticioni I mandarines ne kategorine Robotic nga nxenesit Artin Ahmeti dhe Rion Recica. Organizimi i MACPRO-së ka për qëllim motivimin e talentëve të rinj, dhe përzgjedhjen e projekteve me të cilat institucionet arsimore “Gulistan” e përfaqësojnë Kosovën në gara të ndryshme ndërkombëtare. Edhe këtë vit ju urojmë suksese nxënësve që do të marrin pjesë në garat ndërkombëtare me projektet e përzgjedhura nga MACPRO- 5”.