Një kolegj penal prej tre gjyqtarësh nga Departamenti i Krimeve të Rënda, i Gjykatës së Apelit, me anë të dy vendimeve të ndara, ka refuzuar ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit, prej një muaji, ndaj të pandehurve Faton Topalli dhe Ismajl Kurteshi, njofton kumtesa nga Gjykata. Në të dy rastet Gjykata e Apelit, gjeti se gjykata e shkallës se parë, ka vepruar drejt, kur të pandehurve në fjalë, u a ka caktuar masën e paraburgimit. Faton Topalli po dyshohet nga na e prokurorisë se ka kryer veprat penale: Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, nga neni 375 i Kodit penal të Kosovës dhe Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të pa autorizuar të armëve, sipas nenit 374, të të njëjtit kod. Ndërsa i pandehuri Ismajl Kurteshi, po dyshohet për veprat penale: Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 dhe Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare nga neni 409 i Kodit Penal të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …