Këtë të diele Kroacia ka mbajtur zgjedhjet presidenciale, dhe nga të dhënat e tanishme asnjëri prej kandidatëve nuk ka mundur të fitojë mbi 50 për qind të votave. Zoran Milanoviq nga partia Social Demokrate ka dalë i pari në zgjedhjet presidenciale në Kroaci, duke e lënë prapa kryetaren aktuale Kolinda Grabar-Kitaroviq nga qendra e djathtë. Milanoviq ka fituar 29.52 për qind, ndërkaq Kitaroviq 26.72 për qind. Milanoviq dhe Kitaroviq më 5 janar 2020 do të garojnë në balotazh.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …