Kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç ka deklaruar se vendi i saj do ta mbështesë Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe ka theksuar se problemi i Kosovës dallon me atë të shteteve të tjera, të cilat çështjet e tyre të brendshme i përdorin si justifikim për mos ta njohur pavarësinë e saj. “Kroacia do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në anëtarësimin nëpër organizata ndërkombëtare, dhe në rrugën e saj drejtë anëtarësimit në BE, përkundër asaj që ende ka shtete të cilat nuk e kanë njohur Kosovën. Situata e statusit legal të Kosovës ndryshon shumë me atë të shteteve të tjera, ku vende të ndryshme e krahasojnë atë me çështje të brendshme, për arsye të së cilave ato ende nuk e kanë njohur Kosovën”, ka theksuar kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …