Me rastin e takimit të kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç me kryeminstrat grek, bullgar dhe atë rumun janë ngjallur reagime lidhur me një koalicion ortodoks në Ballkan. Takimi i tyre ka ngjallur polemika të shumta, për shkak se, sipas medieve kroate ata kanë bërë dhe një marrëveshje që konsiderohet si rrezik për paqen në Ballkan. Mediet kroate në fakt kanë shfaqur alarm, lidhur me këtë dhe kanë paralajmëruar se Presidentja e Kroacisë, Kolinda Kitaroviç do t’i përgjigjet me krijimin e boshtit ku përfshihet Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria e Sllovenia, shkruajnë mediat kroate. Në artikull thuhet: “Presidentja kroate: Ne krijojmë koalicionin Kroaci-Shqipëri-Kosovë-Mali Zi-Slloveni”.
