Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje e njëherësh anëtare e Komisionit për Integrime Evropiane, Fatmire Kollqaku, ka kërkuar nga Qeveria Haradinaj që të krijoj kushte për qytetarët dhe të ndalohet ikja e heshtur e tyre nga Kosova. Ajo ka shkruar se më e keqja është që kohëve të fundit Kosovën ka nisur ta braktisë truri i vendit. Vetë shtetet anëtare të BE-së e kanë kuptuar që ne kemi një rini të shëndoshë, një rini që vetëm duhet t’i jepet rasti, kësisoj ata po u mundësojnë lehtësira në pranimin e tyre dhe në një formë ose në tjetrën po përballemi me braktisje të vendit. Qytetarët janë të dëshpëruar dhe janë lodhur, prandaj ne mendojmë që është momenti i fundit t’i zgjohet ndërgjegjja kësaj Qeverie që ta ndryshojë këtë gjendje ose të vije një qeveri e cila vërtet ia do të mirën vendit, qeveri që ka vullnet dhe di ta ndryshojë gjendjen për të mirë, ka shkruar deputetja, Fatmire Kollqaku.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …