Kolonel Dilaver Goxhaj; Me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të Atdheut nga nazi-fashistët ka rishpërthyer një fushatë denigruese, duke e mohuar gjakun e dëshmorëve që ranë për çlirimin e SHQIPËRISË.

 

Me rastin e 80 vjetorit të Çlirimit të Atdheut nga nazi-fashistët ka rishpërthyer një fushatë denigruese, duke e mohuar gjakun e dëshmorëve që ranë për çlirimin e SHQIPËRISË.  Dhe në krye të kësaj fushate prin Studimi i së ashtuquajturës “Akademi e Studimeve Shqiptare” në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, duke e masakruar historinë e LANÇ-it. Për fatin tonë të keq kanë dalë edhe më parë mohues të tillë.

Sipas Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe, DËSHMOR është: ”Ai që vritet në luftën për liri e për drejtësi shoqërore, ai që fal jetën për të mirën e popullit e të Atdheut”.

Dhe lista e kësaj kategorie  për t’u shpallur dëshmorë të rënë gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e Shqipërisë është  28.110.

Dhe konkretisht:

  1. Dëshmorë sipas listave të formacioneve partizane ________________________________________470
  2. Shtetas antifashistë shqiptarë të pushkatuar nga nazifashistët e bashkëpunëtorët e tyre janë ___________ 436
  3. Të asgjësuar nga gjermanët në 23 kampet (pa varre), për të cilët paguan shpërblim shteti gjerman ______   200
  4. Të azgjësuar në kampet e internimit në Greqi (pa varre)_____________________________________50
  5. Të asgjësuar në kampet e internimit në Itali(pa varre)______________________________________ 70
  6. Të asgjësuar në kampin e Mat’hauzenit (pa varre) ________________________________________351
  7. Të azgjësuar në kampin e Aushvicit në Poloni (pa varre)____________________________________ 32
  8. Të asgjësuar në kampin e Prishtinës (pa varre) __________________________________________168
  9. Të asgjësuar në kampin e Zemunit në Jugosllavi (pa varre)__________________________________162
  10. Të asgjësuar në kampin e Bitolës në Maqedoni (pa varre) ___________________________________144
  11. Të asgjësuar në kampin e Strugës në Maqedoni (pa varre) ___________________________________ 27

SHUMA: 28.110 Dëshmorë të Atdheut.

a.Nëse i shtojmë kësaj liste edhe 205 dëshmorë italianë që iu bashkangjitën Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, atëhere lista e dëshmorëve është  28.315

  1. Popullsia e Shqipërisë në 1939 ka qenë 1.100.0002). Gjatë periudhës 5 vjeçare të luftës çlirimtare na u vranë dhe u gjymtuan 7,3 për qind e popullsisë3), që do të thotë 80.300 banorë. Më detajisht flitet në raportin e Kongresit të Parë të PKSH (8-22 nëntor 1948): Populli ynë i vogël i dha luftës  28.000 dëshmorë ushtarakë dhe civilë, 4.000 invalidë qint për qint dhe 8.000 të tjerë 50 %dhe 40.300 kanë qenë viktima të asaj lufte, dhe na dogjën 62.475 shtëpi. Populli ynë i vogël gozhdoi rreth 15 divizione italiane e gjermane. Prej tyre u vranë dhe u nxorrën jashtë luftimit nga Ushtria Jonë Nacionalçlirimtare 68.639 ushtare fashite e naziste, prej tyre: të vrarë 26.594 vetë, u plagosën 21.245 vetë dhe u zunë robërbër 20.800 vetë. U shkatërruan dhe u kapën më se 100 tanke e autoblinda, 1.334 topa dhe mortaja, 2.855 mitraloza, 1.934 kamjonë, një sasi shume e madhe munisioni dhe materiali luftarak, si dhe u rrëzuan 5 aeroplanë, janë hedhur n’erë 216 depo të armikut me municione dhe material të tjera luftarake.4)

 

—————

SHËNIM: 1. Këto të dhëna janë botuar në datë 5 Maj 2010 në gazetën “Telegraf” nga  kryetari Shoqatës së Dëshmorëve të Atdheut, z.Dalan Buxheli. Konfirmuar edhe prej  Luan Shahollari, më 7 prill 2014, info@shtetiëeb.org

  1. Vjetari Statistikor I R.P.SH., Tiranë, 1964, f.61
  2. Pr.Dr.Shyqyri Ballvora “Zhvillimet politike në periudhën e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”, Tiranë,2004, f.676
  3. Kongresi i I-rë i PKSH, Tiranë, 1950, f.109-110

 

Tiranë, 30 Nëntor 2024

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati; OrIentimi  i Kosovës në burime alternative të energjisë, nevojë strategjike e zhvillimit të konceptit të ekonomis se qendrueshme

Kosova si vend për vite më radhë strategjinë e zhvillimit e ka mbështetur në resurset …