Kolonel Dilaver Goxhaj: SHKOLLA KU LINDIN ELITAT USHTARAKE IV

Kolonel Dilaver Goxhaj: SHKOLLA KU LINDIN ELITAT USHTARAKE IV

Regjimi që kishte shkolla jonë “Skënderbej”

Zgjimi bëhej në ora 05.00 dhe dita fillonte me krosin e mëngjesit 5 km. Në ora 07.00-08.00 studim. Prej 08.00-14.00 mwsim. Kohë e lirë 15.00-17.00; gjatë këtyre dy orëve skënderbegasit shkonin nër aktivitete sportive, letrare apo kurse për vegla muzikore (sipas dëshirës) apo në bibliotekë, ku çdo skënderbegas duhej të ishte anëtar i saj. Studim i detyruar 17.00-20.00 në prezencën e komandantit të komandantit të togave (klasasës) si dhe konsultime nga mësuesit. Lëvizjet nëpër territorin e shkollës bëheshin vetëm me resht dhe me hap e këngë reshtore. Në ora 21.00 shkolla binte gjumë. Çdo fillim e mbarim veprimesh kryhej me sinjal, me buri. Liridalje në qytet (Tiranë) ditën e Diel, (pas një kontrolli të imët reshtor për uniformn) prej orës 16.00-20.00. Çdo ditë të Diel krosi i mëngjesit kryhej deri te guroret në mal të Dajtit, ndërsa një here në muaj kryhej (bazë vitesh) marshim natën (ditën e Shtunë) në intenerarin Shkolla-Qafë Priskë-prapa malit të Dajtit-Shkalla e Tujanit-Shkollë. Në shtëpi shkohej dy javët e pushimeve simestrale, në Vitin e Ri, si dhe gjatë muajit  korrik. Në mujin gusht shkolla shkonte për fushim veror në bregdetin e Kavajës, Karpen, ku zhvilloheshin përgatitje fizike, sporte, qitje me lloje të ndryshme armësh, (sipas viteve), stërvitje për detyrën e ushtarit në sulm e në mbrojtje, not dhe një herë në javë marshim deri te Kalaja e Turës e kthim gjatë buzës së ujit. Nga fundi i viteve ’60 pushimet simestrale u zevendësuan me fushimi dimëror në Voskopojë dhe në Feken (Mali me Gropa), ku krahas stërvitjes  që zhvillohej si në fushimin veror, zhvillohesh edhe ski dhe elementë të mbijetesës.

Në raste fatkeqësishë natyrore, kontigjenti i viteve të treta dhe të katërta të kësaj shkolle ishin ndër të para që i shkonin në ndihmë popullsisë.

 

Disa mendime përgjithsuese

mbi munësinë e rihapjes së shkollës  së mesme ushtarake

në kushtetet e shoqerisë së sotme demokratike dhe të anëtarësimit në NATO

 

Përvoja e ime e gjatë ushtarake si kadet, kursant, akademist dhe oficer karjere si dhe e kolegëve të mi tregon, se përgjithësisht në një shumicë të oficerave që nuk kishin dalë nga shkolla e mesme ushtarake “Skëndërbej” më mirë dinin të ruheshin që të mos gabonin se sa të ndreqnin gabimet e kolegëve apo të vartësve të tyre. Kjo natyrë, kësaj kategorie oficerash, nuk u jepte atyre as rritje autoriteti dhe as lavdi, duke e mbështetur krjerën kryesishtë në ndihmën dhe përkrahjen e miqësive, partisë ose të nepotizmave. Kjo veçori vërehet edhe edhe më shumë sot në korpusin e ficerave, të cilët gjithë veprimtarinë e tyre  e mbështesin tek ndihma e politikanit a pushtetarit që i ka mundësuar dërgimin jashtë shtetit për t’u bërë oficer apo ata që e kanë dërguar për specializim, ngaqë nuk ka asnjë lloj kriteri përzgjedhës, gjë mirëpo, janë pak ose aspak, të tillët që gëzojnë autoritetin dhe respektin e mjedisit ku drejtojnë.

Ja se çfarë shpreh për këtë aspekt ushtaraku Rahmi Manaj“Përshlndetje i nderuar! Keni bërë një analizë perfekte në problemin që trajtoni. Jam plotësisht i mendimit që shkolla “Skënderbej” duhet të funksionojë. Unë kam punuar në Flotën Luftarake Detare dhe pata konstatuar që, ata oficera, të cilë kishin kryer shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” (dhe më vonë Akademinë e Marinës) ishin shumë herë me të formuar si ushtarakë se sa ata që vinin nga shkollat e mesme civile. Dhe, arsyeja tjetër është, se shteti çon kontigjente tona në shkolla jashtë. Kjo është faturë ekonomike që do ta shlyejnë brezat, por ka edhe anën tjetër. Edhe në këtë drejtim kam kostatuar mangësi në formimin e tyre. Shumica e tyre vërtet i mbarojnë këto studime jashtë, por rezultati është shumë i dobët, se andej nuk i kushtohet shumë rëndësi formimit të tyre. Psh. në shkollat e në kurset që kryejnë shqiptarët në Itali, qarkullonë një thënije” hë . . . mor, lere të kalojë, është i mirë për në Shqipëri. Kjo gjë nuk do ndodhte po të kishim shkollën tonë.”(https://www.facebook.com/ dilaver goxhaj shkolla ku..)

Oficerë që e kishin filluar karjerën ushtarake shkolla e mesme ushtarake “Skënderbej” mbështeteshin vetëm tek aftësitë e tyre, dhe në këtë mënyrë e shmangnin pakënaqësinë apo dhe urrejtjen e masës së ushtarëve dhe nënoficerëve, por edhe të kolegëve oficerë, sepse punonin me guxim dhe sinqerisht e jo me dinakëri. Këto veçori ishin të ushqyera nga programi i Shkollës së Mesme Ushtarake Skënderbej, në të cilën zhvillonin mësim mësuesit më të zgjedhur të kryeqytetit si dhe personel komandues me shumë kulturë, duke kultivuar tek skënderbegasit guximin dhe saktësinë, gjykimin kritik, objektivitetin dhe aftësi intelektuale, besimin në vetvete, vetëkontrollin, nderimin dhe pasjonin për uniformën.

Sot, oficerët që e kanë filluar karjerën ushtarake nga kjo shkollë janë anëtarë të shoqërisë “Skënderbegasit”, një shoqëri që kultivon traditën e oficerit shqiptar, duke zhvilluar takime. Këto takime edhe sot dëshmojnë që oficerat e dalë nga kjo shkollë kanë një bagazh unik mendimesh.

Që oficeri të jetë i suksesëshëm në jetë, sidomos sot që oficerat tanë shkojnë e do të shkojnë në misione ndërkombëtare, ai duhet të dijë të sillet sa dinjitoz edhe njerëzisht, por edhe ashpër kur t’ia lypë nevoja. Por edhe kur të sillet ashpër përsëri duhet të gëzojë respektin e kolegëve të ushtrive të tjera. Këto cilësi oficeri i fiton vetëm kur maturohet karakteri i tij, e cila është periudha e adoleshencës, shkolla e mesme. Vetëm në atë lloj shkolle,  “oficeri arrin të jetë dhelpër që të njohi kurthet, luan që të trembi ujqit”, sikundër shprehet Makiaveli,(Makiavel “Sundimtari”,Rilindia,1990,f.89). Prandaj, bazuar si në përvojë 47 vjeçare tonën, dhe në ato shekullore të shteteve të tjera, është më se e nevojshme ta ringremë shkollën e mesme ushtarake, sikundër e kemi pasur 30 vitet e fundit të saj.

Së pari, kjo lloj shkolle është e nevojshme për të trashëguar dhe për të ngritur në një nivel gjithnjë e më lartë vlerat e pakthyeshme që duhen mbrojtur për ushtarakun shqiptar, sidomos në momente të caktuara historike, ku eklipsi i “besimeve” tradicionale ndodh që ushqen forma relativizmi shpesh në kundërshtim me të mirën e përbashkët.

Dhe, faktikisht, një moment i tillë ndodhi në fillim të viteve ’90, kur në Shqipëri ndryshoi sistemi ynë shoqëror. Ishin përgjithësisht oficerat e dalë nga ajo shkollë e mesme ushtarake, të cilët e mbajtën ushtrinë në kazerma. Madje, kur Shkolla e Bashkuar e Oficerave “Enver Hoxha” u urdhërua që të shkonte për të sheshuar revoltën e universitarëve të U.SH.T., ishin studentët skënderbegas ata që refuzuan menjëherë me rebelim dhe nuk lanë as shokët e tjerë të shkonin kundër kolegëve universitarë.

Së dyti, kjo shkollë, duke qënë se udhëhiqet nga motoja: “Për ushtrinë dhe jetën”, ajo qysh në momentin që kandidati arrin të kalojë në konkursin e pranimit, që në atë moment ai i përgjigjet një lloj identiteti preçiz: atë të një personi që, edhe pse ende i pamaturuar intelektualisht, të jetë i udhëhequr nga motive të thella, para së gjithash, nga ai i vendosjes në shërbim të Atdheut, dhe në mënyrë jo direkte në shërbim të idealeve mbi të cilat është bazuar Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe që Shqipëria është e detyruar të pranojë në arenën ndërkombëtare.

Së treti, duke qenë se shkolla e mesme e përgjithshme ushtarake udhëhiqet nga motua: “Për ushtrinë dhe jetën”, ajo shkollë nuk i përgatit nxënësit vetëm në funksion të nevojave kolektive, por edhe në atë të funksionimit të karakterit të tyre, me një profesionalitet të tillë që të jenë në gjendje jo vetëm të ndërmarrin me sukses rrugën e akadmive ushtarake, por edhe në alternativën tjetër: të hyjnë në shoqëri me një bagazh principesh dhe njohurish teknike që do t’i ndihmojë të ndërtojnë të ardhmen e tyre jo vetëm në ushtri por edhe jashtë saj, duke qenë model për shoqërinë. Nën këtë profil, shkolla e mesme e formimit ushtarak nuk përbën një botë më vete”, por ajo do të qëndrojë e karakterizuar nga vlerat e saj të çmuara dhe nga kultura e tyre e rrënjosur në traditën historike; jo vetëm kaq, por ajo shkollë do të prezantojë një shembull të qartë se si bota ushtarake mund të afrohet dhe të integrohet në shoqëri përmes përhapjes së një kulture moderne.

Së katërti, sot distanca  midis shoqërisë dhe institucioneve të mbrojtjes ka tendenca edhe më progresive të shkurtimit, duke na afruar një skenar të ri për kulturën tonë kolektive. Probleme dhe vlera që janë emërgjente në trupin tonë social, historia ka treguar se gjenden dhe shfaqen edhe në kuadrot e dala nga shkolla jonë e mesme e përgjithshme ushtarake e dikurshme.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …