A ka kosto të lartë hapja dhe mbajtja e shkollës së mesme ushtarake?
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjej le t’i drejtohemi pasqyrës së më poshtme.
Pasqyra e Shpenzimeve Vjetore Mesatare
për 1 (një) Nxënës dhe 1 (një) ushtar me pagesë
Nr | Lloji Shpenzimit | Shpenzimi për 1(një) student / Lekë | Shpenzimi për 1 ushtar me pagë | |
Ishte në 1992 | Është | |||
1 | Veshmbathje | 741 | 42 221 | 44 500 |
2 | Paga dhe shtesa | 25 | 229 783 | 366 000 |
3 | Materiale fjetjeje | 120 | 5 863 | ——— |
4 | Ushqim | 2 512 | 180 024 | 5 000 |
5 | Enë kuzhine | 182 | ——- | ——— |
6 | Karburant | 20 | 1 200 | 1 200 |
7 | Fjetje, ujë, drita, mirmbajtje | 694 | 41 640 | ——– |
8 | Stërvitje | 142 | 7 100 | 8 200 |
9 | Pagat dhe shtesat e stafit pedagogjik dhe komandus4) |
2927 |
144 000 |
1 000 |
SHUMA | 73641) | 561 8312) | 425 9003) | |
Për 100 Nxënës (PR-1) | 736 400 | 561 83100 | 42 590 000 | |
10 | Aktualisht, Shkolla e Mesme e Pergjithshme, Private, pa ushqim, për 9 muaj | 150 000 |
Fusnotat: ) Llogaritjen e kemi bërë për 100 nxënës në çdo vi (400 për 4 vjet), me nga 20-25 nxënës në klasë, kështu që në vitin e parë të çelies së shkollës ky shpenzim është 4 herë më pak.
2) Dr. Agim Binaj, “Buxheti dhe shpenzimet për mbrojtjen”, ShB :GEER”, Tiranë, 2002, f. 51
3) Nxjerrë nga sektori logjistikës së UUS, Tiranë, bazuar në shpenzimet e vitit 2009, duke e marrë pagën mesatare mujore të mësuesit 40 000 Lekë, për 100 nxënëx në një vit mësimor.
4) Llogaritjen e kemi bërë për 100 nxënës në çdo vi (400 për 4 vjet), me nga 20-25 nxënës në klasë, kështu që në vitin e parë të çelies së shkollës ky shpenzim është 4 herë më pak.
Shënim: Shpenzimet për një ish nxënës janë llogaritur mbi bazën e çmimeve fikse të vitit 1992 të ish shkollës së mesme ushtarake dhe jo të liberlizuara; ndërsa çmimet e kollonës së dytë për një student, janë marrë mbi bazën e shpenzimeve të bëra për një student të Universitetit Ushtarak “Skëndërbej” për vitin 2009.
Sikundër shihet nga pasqyra e mësipërme e shpenzimeve vjetore për një nxënës të shkollës së mesm ushtarake, që ne propozojmë, janë 139.931 Lekë më shumë se shpenzimet e sotme vjetore për një Ushtar Profesionist, ose 1,3 herë më shumë. Bazuar në këtë diferencë mund të themi se 100 nxënës së shkollës së mesme i shpenzojnë shtetit sa shpenzojnë 130 ushtarë profesionistë, gjë që, po të kemi parasysh devotshmërinë e nxënësve ushtarakë, nuk kemi ndonjë diferencë të madhe. Mirëpo, në rast se do të pranojmë që të pranohen edhe nxënës mbi numurin e mundëshëm të përballuar nga shteti, duke paguar vetë familja, kuptohet që shpenzimet për shkollën do të vinë duke u ulur gradualisht me shtimin e nxënësve.
Së dyti, bazuar në përvojën e historisë së Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”, e cila deri në vitin 1960 ishte binjakëzuar me dy shkolla “Suvorov” të ish-Bashkimit Sovjetik,të cilat e ndihmonin me veshmbathje dhe me një pjesë të ushqimeve, kjo praktikë mund të aplikohet me një e më shume shkolla simotra të vendeve europiabe dhe ato amerikane, gjë që do të ulej shumë kostua e përballimit nga shteti, nëse vendoset që ta ringremë këtë shkollë dinjitoze me vlera kombëtare.
Së treti, duke qënë se nxënësit e kësaj shkolle do të jenë të grumbulluar dhe të organizuar gjatë çdo ore të vitit, kuptohet që do të jenë edhe një forcë rezervë jo vetëm të gatshme, por edhe më cilësore se një efektiv i njëjtë me ushtarë profesionistë, si dhe më të devotshëm në të gjitha drejtimet. Duke qenë se ky është një realitet, tëlin e kemi pasur, shteti ynë le t’i llogarisi nxënësit e kësaj shkolle në numurin e përgjithëshëm të ushtarëve profesionistë që duhet të ketë ushtria e jonë, dhe kështu shpenzimet që do të bënte shteti nuk i kalojnë caqet e shpenzimeve të planifikuara për mbrojtjen, edhe nëse hapet dhe funksionon shkolla e mesme ushtarake.
Përfundime
Me këtë studim modest nuk kemi për qëllim të ndërtojmë një teori të re, por një riaktivizim i një tradite kombëtare, traditë e ngjashme me shumë shtete Euroatllantike. Kuptohet që kjo detyrë i takon shoqërisë tonë të sotme, duke mësuar nga tradita Perëndimore dhe Lindore, të cilat e ruajnë me fanatizëm të mirën historike të kësaj shkollës së mesme ushtarake. Që të kemi edhe ne një ushtri sa më të denjë, që të qëndrojë krah për krah me ushtritë e aleatëve tanë, duhet të kemi edhe ne oficera të niveleve të tyre, në të gjitha drejtimet. Dhe kjo nuk arrihet kollaj. Do vite. Mos funksionimi i shkollës së mesme ushtarake është njësoj sikur t’i thuash ushtrisë: Prit, mos u rrit! Prandaj ka ardhur momenti që sistemit tonë arsimor ushtarak t’i japim atë që i mungon, themelin beton-arme: patriotizmin e lartë. Dhe ky lloj atdhetarizmi gjendet tek shkolla e mesme ushtarake.
Duhet ndërtuar kjo shkollë që ndjenja e dinjitetit ta shoqërojë ushtarakun tonë çdo ditë, çdo moment, në mënyrë që ata të mos ndihen më poshtë në çdo drejtim me kolegët e tyre të ushtrve të tjera të NATO-s. “Të turpërosh atdheun tënd, është njëlloj sikur ta tradhëtosh atë”, thotë Viktor Hygo. Është kjo shkollë që e ngren në nivelin më të lartë dashurinë për dije dhe për shokun, për ushtarin, për repartin, për popullin tënd, këtë dhuratë fisnike të shpirtit, e cila duhet të kultivohet duke filluar prej viteve të adoleshencës, para krijimit të dashurive të tjera për interesa të tjera të përcaktuara dhe me qëllime të tjera të veçanta, të cilat është vështirë të zëvëndësohen pas moshës 18 – 19 veçare.