leoni

Koloneli i FSK-së, Ejup Maqedonci sot është emëruar ministër i Mbrojtjes, pasi nga kjo pozitë ka dhënë dorëheqje, Armend Mehaj

Koloneli i FSK-së,  Ejup  Maqedonci, sot është emëruar ministër i Mbrojtjes, pasi nga kjo pozitë ka dhënë dorëheqje Armend Mehaj. Ejup Maqedonci ka lindur më 9 maj 1977 në Prishtinë ku edhe ka jetuar dhe është shkolluar. Në vitin 1996, ai ka migruar në Zvicër ku ka jetuar rreth dy vite. Më 18 mars  të viti 1998, ku pas stërvitjeve ushtarake kishte hyrë në Kosovë si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I njohur me nofkën e luftës Komandant Uki, Ejup Maqedonci ka qenë komandant i Batalionit të Parë të Brigadës 153 të UÇK-së, në Zonën Operative të Llapit. Pas luftës, në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, Ejup Maqedonci ka komanduar për dhjetë vite Batalionin e Kërkim Shpëtimit. Maqedonci ka qenë komandant i dy operacioneve të para jashtë vendit të FSK-së, të kryera në janar dhe në dhjetor të vitit 2010, në ndihmë zonave të përmbytura të Shkodrës, pas të cilave është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë atë kohë, Bamir Topi. Nga viti 2014 deri më 2018, Maqedonci ka qenë Shef i Shtabit të Brigadës së Reagimit të Shpejtë. Ai ka përfunduar studimet në dy kolegje ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mban titujt “Master i Shkencave dhe i Arteve” nga Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe titullin “Master i Studimeve Strategjike” nga Kolegji i Luftës në Pensilvani më 2018 – 2019, ku kishte diplomuar.  Pas kthimit në Kosovë nga Amerika në vitin 2019, ai është graduar kolonel dhe nga ajo kohë e deri në fillim të vitit 2023, Kolonel Ejup Maqedonci ka qenë Shef i Departamentit të Operacioneve dhe Trajnimit në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …