Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale për Evropën vendos shtabin, në Shqipëri, për të siguruar lidhje mes aleatësh

Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale për Evropën vendos shtabin, në Shqipëri, për të siguruar lidhje mes aleatësh

Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale për Evropën do ta vendos  shtabin e saj në Shqipëri për të siguruar një lidhje të rëndësishme midis aleatëve dhe partnerëve në Ballkanin Perëndimor. Kjo komandë  ka një pozicion unik për të stimuluar marrëdhënien mes vende të Ballkanit Perëndimor, për t’iu kundërvënë ndikimeve keqdashëse, për të ndërtuar ndër-veprueshmërinë dhe për t’iu përgjigjur me shpejtësi kërcënimeve që mund të lindin. Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka falënderuar ambasadoren amerikane Yuri Kim, e cila e ka lehtësuar ndërveprimin mes Shqipërisë dhe Amerikës.  Ai ka thënë se  Shqipëria mbetet një aleat i fortë në NATO. Pjesa më e rëndësishme është që kemi marrë një lajm fantastik që kemi disa kohë që punojmë, është shkrehje e një besueshmërie të lartë, bashkëpunimi shumë të afërt, me këtë rast dua të falënderoj publikisht, diçka që nuk e kam me shumë qejf ta bëj, por kur duhet bërë duhet bërë, se ambasadorët bëjnë detyrën e tyre, por ambasadorja amerikane Yuri Kim duhet falënderuar për lehtësimin e jashtëzakonshëm që i ka bërë këtij ndërveprimi që të kemi një komunikim të lartë në një kohë realativisht të qëndrueshme dhe të gjatë”, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …