Me rastin e festës së katërfishtë kombëtare, Komanda e Forcës Tokësore e FSK-së ka ndarë mirënjohje për bashkëpunimin dhe furnizimin me libra të Bibliotekës së Forcës së Kosovës. Me këtë rast Mirënjohjet iu kanë ndarë: Radios Kosova e Lirë, MASHT-it, Universitetit të Prishtinës, Bibliotekës Kombëtare dhe Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës. Mirënjohjet janë nënshkruar nga Enver Cikaqi, Gjeneral-brigade dhe Komandant i Forcave tokësore.
